Bota

CNN padit Trump, kërkon kthimin e akreditimit

CNN ka paraqitur një padi kundër administratës Trump. “Revokimi i gabuar i akreditimit të gazetarit të CNN cenon televizionin tonë dhe të drejtën e lirisë dhe shtypit”, thuhej në një deklaratë të CNN. Padia është paraqitur në gjykatën e distriktit të Uashingtonit dhe ajo kërkon një urdhër për rikthimin e menjëhershëm të akreditimit.
Pyetjet dhe raportimi i gazetarit të CNN, Jim Acosta, kanë qenë subjekt kritikash nga presidenti Trump në vijimësi. Shtëpia e bardhë vendosi javën e kaluar ti pezullonte akreditimin atij deri në një njoftim të dytë. Korrespondenti i CNN zemëroi presidentin pasi këmbënguli në disa pyetje në një konferencë për shtyp pas zgjedhjeve të mesit të mandatit. Ai sfidoi karakterizimin e Trump për karvanin e emigrantëve nga Amerika qendrore si një pushtim. Trump reagoi duke thënë; sinqerisht unë mendoj se ti duhet të më lësh mua të drejtoj vendin, ti drejto CNN.

Akosta, që qëndronte vetëm pak metra larg presidentit, refuzoi të ulej apo të dorëzonte mikrofonin. Kur ai e dorëzoi atë më në fund, Trump tha se gazetari ishte një person i tmerrshëm dhe arrogant. “Ti nuk duhet të punoje për CNN”, tha ai. Para se të revokonte akreditimin e Acostas, zëdhënësja e shtëpisë së bardhë, Sarah Sanders, e akuzoi atë se kishte prekur me dorë një asistente që po përpiqej t’ia merrte mikrofonin atij. Sidoqoftë, videoja tregonte korrespondentin që tërhiqej ndërsa asistentja i merrte mikrofonin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button