☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 91.61 ▲1.2%
ARI 4,055 ▼1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,600 ▼ -6.15% ETH $2,225 ▼ -8.31% XRP $1.1966 ▼ -8.6% SOL $89.6300 ▼ -6.7%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.61 ▲1.2 % ARI 4,055 ▼1.43 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.61 ▲1.2 % ARI 4,055 ▼1.43 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Sporti

Conference League: Egnatia bie në Rumani

Egnatia ka pësuar një humbje 2-0 përballë Universitatea Craiova në raundin e tretë të grupit në Conference League, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH.

Në “Ion Oblemenco” (Craiova), rrogozhinasit e nisën vrullshëm takimin, duke ushtruar presion, me Adjesan që kishte mundësinë e parë për shënim.

Rumunët arritën të futen në lojë me kalimin e minutave dhe në minutën e 24-t zhbllokuan sfidën me një gol të shënua nga Cicâldău, ndërsa 8 minuta më vonë dyfishuan shifrat me Bancu.

Nuk munguan mundësitë e shënimit në pjesën e dytë, me rumunët mjaft kërkues, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Egnatia në minutën e 82-të mbeti me 10 lojtarë, Bitri u largua nga fusha e lojës pasi u ndëshkua me dy kartona të verdhë.

Kjo është humbja e parë për Egnatian që mbetet në kuotën e 2 pikëve, dy barazime. Universitatea Craiova ngjitet në kuotën e 7 pikëve.

UNIVERSITATEA CRAIOVA-EGNATIA 2-0

Shënues: Cicâldău 24’, Bancu 32’

Mbyllet sfida, Egnatia pëson një humbje 2-0 përballë Universitatea Craiova.

90’+3 – Përsëri Teles në zonën e rrogozhinasve, Dajsinani është në pozicionin e duhur.

90’+1 – Teles shfaqet rrezikshëm përballë Dajsinanit, por portieri i rrogozhinasve tregohet në lartësinë e duhur duke e dërguar topin në goditje këndi.

83’ – Egnatia mbetet me 10 lojtarë, Bitri ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

77’ – Fernando tenton me një goditje me kokë, por është mjaft e lehtë për Popescun.

72’ – Një tjetër zëvendësim te skuadra rrogozhinase: largohet Adjesa, në fushën e lojës Montenegro.

70′ – Mora gjuan nga 25 metra, por Dajsinani ka reflekse të mira dhe eviton rrezikun.

60′ – Trajneri Dede bën 3 zëvendësime, largohen Loukili, Jaime dhe Ajeti. Në fushën e lojës, Smajli, Aljev dhe Beqja.

50’ – Cicaldau godet rrezikshëm, por Dajsinani tregohet i saktë me ndërhyrjen e tij.

Nis pjesa e dytë…

Mbyllet pjesa e parë në “Ion Oblemenco”, Universitatea Craiova në avantazh 2-0 përballë Egnatias me golat e shënuar nga Cicâldău 24’, Bancu 32’.

45’+2 – Një gabim i Bitrit i jep mundësinë sulmuesit Al Hamlawi të shfaqet i vetëm përballë Dajsinanit, i cili e ndal me këmbë topin e goditur nga sulmuesi i skuadrës rumune.

45’+1 – Albanese provon me një gjuajtje të fortë nga distanca, por pa arritur të gjejë kuadratin.

39’ – Adjesa shfaqet rrezikshëm në zonën e rumunëve, por mbrojtja ka evituar rrezikun duke dërguar topin në goditje këndi.

32’ – Universitatea shënon dhe golin e dytë me një gjuajtje nga distanca të Bancu.

28’ – Presion i skuadrës rumune, Cicaldao shfaqet përsëri rrezikshë, por Dajsinani tregohet i vëmendshëm.

24’ – Rumunët arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Cicaldau, ku u desh dhe ndërhyrja e VAR për të konfirmuar golin.

17’ – Loukili provon me një goditje nga distanca, por për portierin Popesku është e lehtë.

15’ – Egnatia ndërton një tjetër aksion me kombinime të sakta, por finalizimi i Fernandos nuk është i duhuri.

13’ – Një largim i dobët i mbrojtjes rrogozhinasve i jep mundësinë Baiaram të rrezikojë, por goditja e tij është e gabuar.

10’ – Albanese bën gjithçka në zonën e rumunëve, por vonohet duke i dhënë mundësi kundërshtarit të zbresë në një kundërsulm të rrezikshëm, por goditja e kapitenit Bancu është e gabuar.

2’ – Egnatia jep sinjalin e parë, Adjesa shfaqet rrezikshëm pas një sulmi nga e djathta, por e ka të pamundur të devijojë si duhet topin në drejtim të portës së rumunëve.

Ka nisur sfida në stadiumin “Ion Oblemenco” (Craiova) mes Universitatea Craiova dhe Egnatias, e vlefshme për raundin e tretë të grupit në Conference League.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.