Bota

COVID-19 – Merkel rikthehet në zyrë pas karantinës

Kancelarja gjermane Angela Merkel është rikthyer në zyrën e saj, pasi kaloi dy javë në karantinë, në shtëpi, për shkak të koronavirusit, deklaroi sot  zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

“Tani puna e saj vazhdon nga kancelaria, me masa distancimi social”, shtoi Seibert.

Merkel hyri në karantinë më 22 mars pasi u informua se ajo kishte pasur kontakte më 20 mars me një mjek që më pas kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mjeku e kishte vaksinuar Merkelin në mënyrë parandaluese kundër pneumokokut, një lloj bakteri që mund të shkaktojë pneumoni.

Kancelarja Merkel u testua tri herë për koronavirusin, por të gjitha testet rezultuan negativ.

Ajo megjithatë vendosi të përfundojë karantinën dyjavore, gjatë së cilës punoi nga shtëpia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button