☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,592 ▼ -1.54% ETH $2,215 ▼ -1% XRP $1.3298 ▼ -1.2% SOL $82.2700 ▼ -2.42%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Arte

“CreativeMornings” për herë të parë në Tiranë

“CreativeMornings” ose ndryshe: Ligjërata mëngjesi për komunitetin krijues, do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë. Një event tipik me ngjizje në New York, “CreativeMornings” është një seri leksionesh që bashkon çdo muaj komunitetin krijues të qytetit, për të dëgjuar një prezantim të posaçëm nga një folës/lektor i përzgjedhur si dhe për të zhvilluar pyetje dhe biseda brenda tematikës së muajit.

Këtë muaj tema është “Edukimi”.

10857736_1539445836296254_6428715679648369852_n 10847940_1539446272962877_5323717260051046194_n

“CreativeMornings” zhvillohet çdo muaj kudo nëpër botë, përkatësisht në 104 qytete, ashtu sikundër edhe online, ku bisedat dhe eventet projektohen nëpërmjet videove, fotografive dhe medias sociale. Këto evente rrokin live rreth 100 audienca të ndryshme, nga designers në interpretues arti tek pronarët e bizneseve apo inovatorët socialë. Përsa i përket Ballkanit, Tirana është qyteti i dytë pas Beogradit që bëhet pjesë e komunitetit krijues.

1548096_1542218686018969_1597402805876851256_o

Në Tiranë  leksioni i parë i kësaj serie do të ketë si ligjërues Alban Nimanin. (http://creativemornings.com/talks/alban-nimani ).

Alban_Nimani_06

Kështu, Ora 9.30 am, ditën e premte bëhuni pjesë e “CreativeMornings” në Qendrën Kulturore “TULLA”.

10714476_651099955005478_1286112464508602259_o

Secili event zgjat 90 minuta dhe përfshin mëngjesin e lehtë dhe kafenë fantastike, së bashku me prezantimin e shkurtër dhe seancën e pyetjeve dhe përgjigjeve.

Një e premte tipike për CreativeMornings Tirana:

8.00 Zgjohu dhe merre ditën me buzëqeshje!
8.02 Bëje zilen e ores të pushojë…edhe pak!
9.30 Dyert janë të hapura, hyr dhe shijo mëngjesin.
10.00 Dëgjo një rrëfim super motivues!
10.25 Pyetje dhe përgjigje me folësin.
10.35 Ça përmes turmës dhe shoqërohu!
11.00 Koha për t’iu rikthyer punës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.