☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 92.44 ▼18.16%
ARI 4,831 ▲3.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $72,540 ▲ +5.78% ETH $2,263 ▲ +8.27% XRP $1.3857 ▲ +5.63% SOL $84.6500 ▲ +6.99%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 92.44 ▼18.16 % ARI 4,831 ▲3.11 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 92.44 ▼18.16 % ARI 4,831 ▲3.11 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Çuçi: Vlerësim financiar për komunat e bashkitë para zgjedhjeve vendore

big_cuci4Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi gjatë një seance dëgjimore të mërkurën në komisionin e Ligjeve tha se para zgjedhjeve vendore 2015 do të bëhet një vlerësim financiar i të gjitha komunave dhe bashkive.

Gjatë seancës në komision, e organizuar për problematikat e ngritura në progres raportin e KE-së, Çuçi tha se në 20 vjet, 70% e komunave nuk kanë bërë asnjë vlerësim, gjë që është e parashikuar në ligj. “Për ne është e rëndësishme ta bëjmë këtë vlerësim, që do të jetë i çertifikuar nga kompani audituese ndërkombëtare”, tha ministri.
Ai bëri të ditur se brenda muajit nëntor do të kalojë në qeveri dhe strategjia dhe plani i veprimit antikorrupsion për vitet 2014-2020.
Duke folur për problematikat e ngritura për pushtetin vendor në progres raportin për Shqipërinë, ministri Çuçi u ndal tek antikorrupsioni, për të cilin KE vlerëson rolin e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit. Në këtë kuadër, tha ai, është përfunduar projekti i strategjisë dhe jemi në proces konsultimi me të gjithë aktorët që janë pjesë e planit kombëtar kundër korrupsionit.
“Mendojmë që brenda këtij viti ta kalojmë këtë dokument në qeveri për ta miratuar së bashku me strategjinë dhe planin e veprimit. Në fund të dhjetorit do të kemi një dokument me propozime, pjesë e të cilit është ligji ‘për bilbilfryrësit’, tha Çuçi.
Duke iu referuar progres raportit, ai nënvizoi nevojën për të ngritur Forumin Konsultativ Kombëtar për Antikorrupsionin, i cili, tha ministri, do të monitorojë strategjinë dhe planin e veprimit antikorrupsion

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.