☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.72 ▲0.39%
ARI 4,445 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,488 ▲ +0.66% ETH $1,898 ▲ +0.91% XRP $0.9987 ▼ -0.2% SOL $75.3500 ▼ -0.01%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.72 ▲0.39 % ARI 4,445 ▲0.16 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.72 ▲0.39 % ARI 4,445 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Çupi: Brenda protestës ka njerëz që i shërbejnë Iranit, po zhvillohet një luftë hibride

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet në vend, duke u ndalur edhe te protesta. Çupi e cilëson protestën si anti-perëndimore dhe se sipas tij synon që të sulmojë vlerat e kombit.

Analisti shton se jemi përballë një lufte hibride, duke shtuar se sipas tij protesta është antiamerikane.

“Irani ka zgjedhur të jetojë në luftë, në nuk e kemi zgjedhur këtë gjë. Irani është nga shtete që mbështet terrorizmin dhe ka një jetë luftë. Luftë me studentët, apo me kulturën Perëndimore. Jemi një shtet që po sulmohemi për shkak se po përparojmë”, tha analisti Frrok Çupi në një intervistë në ABC News.

Gjithashtu gjatë intervistës, analisti Çupi u ndal edhe te PD, dhe kreu i saj Sali Berisha duke thënë se nuk ka asnjë kontribut, por vetëm e ka shkatërruar vendin.

“Kemi një orientim perëndimore. 96 % e qytetarëve të Shqipërisë duan të shkojnë në Evropë. Në vitin 2022 në Shqipëri ndodhën goditje shumë të forta nga Irani. Në këto raporte, ky shtete guxoi të ndërpresë marrëdhënie diplomatike me Iranin. Bordi i Paqes do të thotë të japësh paqe…Jemi aleat shumë i besueshëm si për SHBA dhe BE. Dhe Irani e ka të drejtuar armën nga i gjithë Perëndimi. Sot po shohim një luftë hibride, një grumbullim njerëzish në rrugët e Tiranës. Atje ka njerëz, fali Zot se nuk dinë çfarë të bëjnë. Por brenda atij grupimi njerëzish ka shërbim shumë të madh për Iranin. Nuk ka asnjë parullë pro Amerikës…Ajo protestë është anti-perëndimore tërësisht dhe më pas është antiamerikane e padiskutueshme…”, tha mes të tjerash ai, duke shtuar se ‘po sulmohen vlerat e kombit. Pres një zgjim të njerëzve dhe të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe të mos e urrejnë vendin e tyre deri në pikën sa ta shtrydhin për vete. Pres ligjin, asgjë nuk po bën ligji. Duhet që t’i komunikojë popullit shqiptar që po mbajmë shënime. Irani ka hyrë ka egër në Shqipëri”, tha Çupi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.