☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,560 ▲0.21%
DOW 52,572 ▲0.16%
NASDAQ 26,258 ▲0.19%
NAFTA 71.31 ▼1.07%
ARI 4,119 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,000 ▲ +2.09% ETH $1,791 ▲ +3.21% XRP $1.1014 ▲ +1.2% SOL $77.9600 ▲ +0.61%
S&P 500 7,560 ▲0.21 % DOW 52,572 ▲0.16 % NASDAQ 26,258 ▲0.19 % NAFTA 71.31 ▼1.07 % ARI 4,119 ▼0.52 % S&P 500 7,560 ▲0.21 % DOW 52,572 ▲0.16 % NASDAQ 26,258 ▲0.19 % NAFTA 71.31 ▼1.07 % ARI 4,119 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Kosova

Daçiq vazhdon me narrativë të vjetër, sulmon vendet e BE-së për njohjen e Kosovës

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka hedhur akuza ndaj vendeve të Bashkimit Evropian që kanë mbështetur rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian për Serbinë, duke pretenduar se ato kanë “shkelur integritetin territorial të Serbisë” përmes njohjes së Kosovës.

Komentet e tij erdhën pasi Parlamenti Evropian shprehu shqetësim për aktivitetet e Serbisë që, sipas rezolutës, minojnë sovranitetin e vendeve fqinje.

Daçiq deklaroi se Serbia “nuk ka shkelur kurrë integritetin territorial të asnjë vendi”, ndërsa akuzoi shtetet që kanë njohur Kosovën se kanë cenuar territorin e Serbisë.

Megjithatë, këto pretendime bien ndesh me realitetin juridik dhe politik që ekziston prej më shumë se 18 vitesh.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më sot është njohur nga mbi 100 shtete, përfshirë shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në opinionin e saj këshillimor të vitit 2010 konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Pavarësisht kësaj, Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën pjesë të territorit të saj dhe e kundërshton njohjen ndërkombëtare të shtetësisë së saj.

Në deklaratën e tij, Daçiq shkoi edhe më tej duke kërkuar që Bashkimi Evropian, para se të kritikojë Serbinë, të “dënojë njohjen e Kosovës”, duke përsëritur pretendimin se Kosova “nuk do të jetë kurrë anëtare e Kombeve të Bashkuara”.

Ai gjithashtu kritikoi procesin e integrimit evropian, duke pretenduar se kriteret ndaj Serbisë janë politike dhe jo të bazuara në standarde objektive./TheGeoPost/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.