Dadiç tha se flamuri serb do valvitet në Prizren, reagon ish-ministri gjerman: Kjo do të thotë luftë, BE të ndërpresë fondet
Michael Roth, ish-ministër shteti për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane dhe ish-kryetar i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Bundestag, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiç, i cili tha se flamuri serb do të valëvitet një ditë mbi Prizren.
Përmes një reagimi, Roth dënoi pretendimet territoriale ndaj Kosovës, duke paralajmëruar se një politikë e tillë mund ta çojë rajonin drejt një konflikti të ri.
“E mjera Serbi! Ivica Daçiç dëshiron që flamuri serb të valëvitet mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një fqinji më lënë pa fjalë. Votuesit serbë duhet ta dinë se për çfarë po vendosin më 25 tetor”, shkroi Roth.
Ish-ministri gjerman kërkoi gjithashtu që Bashkimi Europian të ndërpresë mbështetjen financiare për Serbinë, duke argumentuar se rruga e ndjekur nga Beogradi nuk përputhet me integrimin europian.
“Kjo rrugë çon drejt luftës. Nuk çon drejt BE-së. Nuk duhet të ketë më para të BE-së për Serbinë!”, përfundoi Roth.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.