⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,112 ▲ +0.37% ETH $2,505 ▲ +0.32% XRP $1.3939 ▼ -0.69% SOL $109.4300 ▼ -0.27%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Politika

“T’i dëgjojmë më mirë qytetarët”- Rrjeti MIA, Rama: Larmi propozimesh! 245 aplikantë dhe 200 intervista, vijon përz

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale ecurinë e nismës “Rrjeti MIA”, e cila synon të sjellë ide dhe qasje të reja në komunikimin publik të institucioneve me qytetarët.

Përmes një postimi sot (11 tetor) në “Facebook”, kreu i qeverisë bëri të ditur se nga 245 aplikantë janë zhvilluar 200 intervista, ndërsa në vijim do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve dhe e ideve më të mira, me fokus te përdorimi i inteligjencës artificiale, verifikimi i informacionit dhe përfshirja më e madhe e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Postimi i Ramës:

“245 aplikantë, 200 intervista dhe plot ide të reja për komunikimin publik.

Kur prezantuam Rrjetin MIA, ideja ishte të hapnim dyert për njerëz me ide, energji dhe aftësi për të sjellë diçka ndryshe në mënyrën si institucionet komunikojnë me qytetarët.

Tashmë ka përfunduar faza e intervistave dhe ajo që më duket më interesante është larmia e propozimeve. Nga përdorimi i inteligjencës artificiale dhe verifikimi i informacionit, te mënyrat se si mund t’i dëgjojmë më mirë qytetarët dhe t’i përfshijmë në gjetjen e zgjidhjeve.

Tani vijon përzgjedhja, me synimin që idetë më të mira të zhvillohen më tej dhe të sjellin rezultate konkrete”, shkruan Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.