☁️
Tiranë 12°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,912 ▼ -0.62% ETH $1,631 ▼ -1.17% XRP $0.9240 ▼ -1.88% SOL $70.4000 ▼ -0.73%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Daja përgatit planin për kampionët, Elbasani kërkon përsëritjen ndaj Egnatias

Elbasani po përgatitet për një nga transfertat më të vështira të kampionatit, atë ndaj Egnatias në Rrogozhinë. Verdheblutë do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv përballë një kundërshtari që këtë sezon ka treguar forcë të veçantë në fushën e tij.

Për këtë arsye, pritet që skuadra e drejtuar nga Glen Daja të zbresë në fushë me një qasje më të matur, duke vendosur në plan të parë sigurinë në prapavijë dhe shmangien e gabimeve. Sfida me Egnatian nuk do të jetë e lehtë, por verdheblutë udhëtojnë me bindjen se mund të përsërisin suksesin e arritur në përballjen e parë mes dy skuadrave.

MUNGON NIKAJ

Në këtë takim, Elbasani do të ketë një mungesë të rëndësishme në repartin ofensiv. Sulmuesi Ardit Nikaj nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve, duke humbur kështu një përballje ku prania e tij mund të kishte vlerë për lojën sulmuese të skuadrës. Pavarësisht këtij penalizimi, Elbasani do të synojë të paraqitet me një grup të organizuar dhe të gatshëm për të përballuar çdo situatë që mund të krijohet gjatë takimit. Sakaq, në mëryshje janë Ibrahima Diallo, Kleandro Lleshi dhe Armir Boriçi, për shkak të dëmtimeve, teksa munguan edhe në përballjen me Dinamon.

STRATEGJIA

Një nga elementët kryesorë të planit të Elbasanit pritet të jetë organizimi mbrojtës. Përballë një Egnatie që në shtëpi ka treguar se di të ushtrojë presion dhe të shfrytëzojë hapësirat, verdheblutë nuk pritet të marrin rreziqe të panevojshme. Ideja e trajnerit Glen Daja është që skuadra të jetë kompakte, të mos lejojë hapësira mes reparteve dhe të ruajë përqendrimin përgjatë gjithë ndeshjes.

Prioriteti do të jetë mbajtja e portës së paprekur, duke mos i dhënë kundërshtarit mundësi të përfitojë nga gabimet apo daljet e parakohshme nga pozicionet. Vetëm pasi të ketë siguruar ekuilibrat dhe të ketë përballuar me sukses presionin e vendasve, Elbasani do të kërkojë momentet e duhura për të dalë në sulm dhe për të goditur portën kundërshtare. Shfrytëzimi i hapësirave dhe efikasiteti në rastet e krijuara mund të jenë vendimtarë në një ndeshje ku pritet që detajet të bëjnë diferencën.

FITORJA NË ELBASAN

Një tjetër element që i jep besim skuadrës elbasanase është rezultati i përballjes së parë këtë sezon. Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, verdheblutë arritën të mposhtin Egnatian me rezultatin 2-1, duke treguar se kanë cilësitë për të dalë fitues ndaj një kundërshtari të tillë. Tashmë objektivi është të përsërisin suksesin, këtë herë në një ambient shumë më të vështirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.