☁️
Tiranë 12°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,847 ▼ -0.62% ETH $1,635 ▼ -0.87% XRP $0.9245 ▼ -1.69% SOL $70.5200 ▼ -0.47%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Egnatia do hakmarrjen dhe blindimin e kreut, tjetër motiv ndaj Elbasanit për kampionët

Egnatia nuk ka kohë për të shijuar gjatë suksesin historik në Europë. Pas fitores 2-1 ndaj Linkoln Red Imps në Conference League, që i mbajti gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër, kampionët e Shqipërisë rikthejnë menjëherë vëmendjen te kampionati.

Të dielën i pret një tjetër sfidë e rëndësishme, këtë herë përballë Elbasanit, në një duel që mbart jo vetëm vlerë për renditjen, por edhe një motiv të veçantë për skuadrën rrogozhinase.

“BLINDIMI” I KREUT

Egnatia vazhdon të kryesojë kampionatin shqiptar dhe nuk ka ndërmend të lëshojë terren në garën për titullin. Teuta, ndjekësja më e afërt, ndodhet katër pikë larg, një diferencë që rrogozhinasit synojnë ta ruajnë, ose pse jo ta thellojnë edhe më shumë. Për këtë arsye, tri pikët ndaj Elbasanit janë objektivi i vetëm, në mënyrë që skuadra të vijojë të ketë nën kontroll fatet e kampionatit.

Pas paraqitjes së shkëlqyer në arenën europiane, Egnatia dëshiron të tregojë se është po aq e fortë edhe në kampionat. Një fitore të dielën do të ishte një tjetër konfirmim i ambicieve të kampionëve, të cilët synojnë të mbrojnë fronin dhe të mos lejojnë rivalët të afrohen në renditje.

HAKMARRJA

Përballja e së dielës ka edhe një motiv tjetër për Egnatian. Bëhet fjalë për një mundësi për të marrë hak sportiv ndaj Elbasanit, që në ndeshjen e parë mes tyre arriti të triumfonte përballë rrogozhinasve. Këtë herë, kampionët duan një tjetër histori, duke kërkuar tri pikët përpara tifozëve të tyre dhe për të konfirmuar superioritetin në garën e kampionatit.

Megjithatë, Elbasani mbetet një kundërshtar që duhet marrë seriozisht. Verdheblutë kanë treguar se mund të krijojnë vështirësi dhe do të kërkojnë të përsërisin suksesin e ndeshjes së parë. Për Egnatian, sfida nuk është vetëm për tri pikët, por edhe për të dhënë një përgjigje ndaj humbjes së mëparshme.

MUNGON ALEKSI

Një nga pikëpyetjet kryesore për këtë takim lidhet me formacionin që do të zbresë në fushë. Pas një ndeshjeje me intensitet të lartë në Europë, ku lojtarët shpenzuan shumë energji fizike dhe psikologjike, mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Nevil Dede. Gjasat janë që tekniku të bëjë disa ndryshime në formacion, duke u dhënë mundësi edhe lojtarëve që kanë pasur më pak minuta në dispozicion.

Rotacioni mund të jetë një zgjedhje e nevojshme për të menaxhuar ngarkesën dhe për të mbajtur skuadrën në gjendjen optimale në këtë fazë të sezonit, ku Egnatia është e angazhuar në dy fronte të rëndësishme. Ndërkohë, një mungesë e sigurt për rrogozhinasit është ajo e kapitenit Albano Aleksit. Mesfushori u ndëshkua me karton të kuq në Korçë, në sfidën ndaj Skënderbeut javën e kaluar, dhe për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për duelin me Elbasanin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.