Supersfida mbyll javën në Superiore, kërkohet surpriza në transfertë
Egnatia pret Elbasanin sot në orën 18:30 në ndeshjen që mbyll javën e 13-të të Superiores, me kampionët që mbrojnë kreun dhe verdheblutë që synojnë vendin e tretë.
Java e Abissnet Superiore do të mbyllet me supersfidën Egnatia-Elbasani. Ky takim do të nisë në orën 18:30 dhe vlen për javën e 13-të.
Kampionët mbajnë vendin e parë me 1 pikë më tepër se Teuta. Elbasani synon të ngjitet në vendin e tretë me anë të një fitore, teksa aktualisht regjistron 10 pikë më pak se Egnatia.
Si Elbasani, por edhe Egnatia, kanë fituar tri nga katër ndeshjet e fundit. Takimi tjetër ndërkohë është mbyllur me humbje.
Nevil Dede nuk ka pasur shumë kohë për ta përgatitur sfidën tek Egnatia, pas fitores në Europë ndaj Linkoln Red Imps. Verdheblutë e Glen Dajës ndërkohë janë të përgatitur për këtë transfertë.
SOT, ORA 18:30
Egnatia – Elbasani



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.