🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,739 ▼ -0.23% ETH $2,233 ▼ -0.06% XRP $1.1581 ▼ -1.61% SOL $89.4600 ▼ -0.71%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Dakordim trepalësh Ministri-Komunë-FFK për investime në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se sot ka pritur…

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se sot ka pritur në një takim të përbashkët ministrin e Sportit, Blerim Gashani dhe presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ku është arritur një dakordim i rëndësishëm për zhvillimin e sportit në qytet.

Sipas tij, në këtë takim është arritur marrëveshje trepalëshe ndërmjet Komunës së Mitrovicës, Ministrisë së Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për ndërmarrjen e hapave konkretë në përmirësimin e infrastrukturës sportive.

“Takimi ishte tejet produktiv dhe i fokusuar në shtyrjen përpara të projekteve që synojnë ta transformojnë Mitrovicën në një qendër sportive për Kosovën”, ka theksuar Peci.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se është arritur pajtim edhe për mbështetje nga Ministria e Rinisë dhe Sportit për renovimin e qendrës sportive “Omni Sport”, një projekt që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për sportistët dhe të rinjtë e qytetit.

Në fund, kryetari Peci ka nënvizuar se institucionet janë të përkushtuara që Mitrovica të trajtohet me dinjitet dhe të marrë zhvillimin që meriton në fushën e sportit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.