⛅
Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,971 ▲ +0.31% ETH $2,241 ▲ +0.47% XRP $1.1791 ▼ -3.21% SOL $90.2000 ▲ +0.6%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
07 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Kosova pëson humbje dramatike nga Italia





November 2026
M T W T F S S
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30

November 6, 2026

Kosova pëson humbje dramatike nga Italia


Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje me rezultat 4:3 nga Italia, në ndeshjen e zhvilluar të premten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të Grupit 10 të “Main Round”-it për kualifikimet e Kupës së Botës 2028.

Dardanët zhvilluan një ndeshje dramatike, duke treguar karakter të madh dhe duke u rikthyer nga disavantazhi prej tri golash. Pas pjesës së parë, Italia kishte epërsi 3:0, por Kosova reagoi fuqishëm në pjesën e dytë, duke arritur ta barazojë rezultatin në 3:3.

Megjithatë, në minutat e fundit italianët shënuan golin e fitores, duke i lënë Dardanët pa pikë në këtë përballje.

Ramadan Alaj realizoi dy gola për Kosovën, ndërsa një gol e shënoi Fitim Krasniqi. Për Italinë shënuan Michele Podda, Giovanni Pulvirenti, Carmelo Musumeci dhe Giuliano Fortini.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Kosovës, Agon Ramadani, u shpreh krenar me paraqitjen e lojtarëve, duke theksuar se skuadra tregoi se nuk është inferiore ndaj asnjë kombëtareje.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur për atë që lojtarët treguan në fushë. Treguam mentalitet fitues dhe se nuk dorëzohemi kurrë. Ajo që na mungoi, përveç fatit, ishte edhe përvoja në minutat e fundit. Është meritë e drejtpërdrejtë e lojtarëve që arritëm ta bëjmë një Itali të vuajë. Ata duhet të jenë krenarë për luftën dhe sakrificën që bënë”, deklaroi Ramadani.

Ai falënderoi edhe tifozët për përkrahjen e madhe në tribuna, duke shprehur besimin se Kosova mund të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit.

“Djemtë tanë nuk janë inferiorë ndaj asnjë kombëtareje. Kemi fituar ndaj Gjeorgjisë në udhëtim dhe besoj se edhe në Itali do të shkojmë për të kërkuar mundësitë tona”, shtoi përzgjedhësi i Dardanëve.

Edhe kapiteni Ramadan Alaj vlerësoi paraqitjen e skuadrës, veçanërisht lojën e zhvilluar në pjesën e dytë, duke falënderuar tifozët për mbështetjen.

“Bëmë një lojë mjaft të bukur dhe të fortë ndaj një kundërshtari të jashtëzakonshëm si Italia. Djemtë tanë treguan lojë shumë të mirë, sidomos pjesa e dytë ishte e mrekullueshme. Sonte fati nuk ishte në anën tonë, por shpresojmë që në ndeshjen e radhës në Itali të marrim një rezultat sa më pozitiv”, u shpreh Alaj.

Pas fitores ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë dhe humbjes nga Italia, Kosova mbetet me tri pikë në vendin e dytë të grupit. Italia prin me gjashtë pikë, ndërsa Gjeorgjia është pa pikë.

Ndeshjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë më 10 nëntor në udhëtim ndaj Italisë, ndërsa në përballjen e fundit të grupit do ta presin Gjeorgjinë më 24 shkurt 2027 në Prishtinë.

Në “Elite Round” avancojnë drejtpërdrejt fituesit e 12 grupeve dhe katër kombëtaret më të mira të vendeve të dyta. Tetë ekipet e tjera të vendeve të dyta do të luajnë në plejof për katër vendet e mbetura.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.