☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA —
ARI 4,068 ▼1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,960 ▼ -4.66% ETH $2,242 ▼ -6.19% XRP $1.1885 ▼ -9.16% SOL $90.3300 ▼ -5.35%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA — ARI 4,068 ▼1.1 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA — ARI 4,068 ▼1.1 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Foda publikon listën e Kosovës, tre futbollistë ftohen për herë të parë





November 2026
M T W T F S S
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30

November 6, 2026

Foda publikon listën e Kosovës, tre futbollistë ftohen për herë të parë


Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën me 27 futbollistë për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Në listën e përzgjedhësit gjerman ka tri risi, me Lindrit Kamberin, Bleon Kurtulusin dhe Enis Rexhepin që për herë të parë do të jenë pjesë e Kombëtaren A të Kosovës.

Kamberi, 27-vjeçar, është mbrojtës dhe kapiten i skuadrës zvicerane FC Zurich.

Ftesë për herë të parë ka marrë edhe qendërmbrojtësi i Malmos, Bleon Kurtulus. Ai është vëllai i Edvin Kurtulusit, ish-kapitenit të Kosovës U21, i cili më vonë vendosi ta përfaqësonte Suedinë në nivelin e seniorëve.

Bleon Kurtulus ka qenë pjesë e përfaqësueseve të grupmoshave të Suedisë, nga U16 deri te U21, por tashmë ka vendosur të luajë për Kosovën.

Risia e tretë është sulmuesi 18-vjeçar Enis Rexhepi, i cili së fundmi ka spikatur me paraqitjet e tij në ekipet e të rinjve të Stuttgartit.

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve në muajin nëntor. Fillimisht, më 14 nëntor, “Dardanët” do ta presin Izraelin në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë do të përballen me Irlandën në Dublin.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Kosova renditet në vendin e dytë të Grupit B3 me pesë pikë, aq sa ka edhe Irlanda në pozitën e tretë. Austria kryeson me tetë pikë, ndërsa Izraeli është i fundit me dy pikë.

Kosova e nisi këtë edicion me fitore 1:0 ndaj Irlandës, më pas pësoi humbje 3:1 nga Austria, ndërsa në dy ndeshjet e fundit barazoi 0:0 me Izraelin dhe 1:1 me Austrinë.

Grumbullimi i futbollistëve të Kosovës nis të hënën, ndërsa në orën 12:00 është paralajmëruar konferenca për media.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.