🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.65 ▲0.58%
ARI 3,932 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,025 ▼ -0.15% ETH $2,267 ▲ +0.36% XRP $1.2586 ▲ +0.61% SOL $92.1700 ▼ -0.27%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.65 ▲0.58 % ARI 3,932 ▼0.21 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.65 ▲0.58 % ARI 3,932 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Danillovski: Rreziku nga ethet e Nilit Perëndimor mund të minimizohen

Nëse metodat e mbrojtjes zbatohen në mënyrë korrekte, rreziqet e etheve të Nilit Perëndimor, si dhe sëmundjeve të tjera që përhapen nga mushkonjat, mund të minimizohen, tha epidemiologu, Dragan Danillovski.

Meqenëse mushkonjat shumohen edhe në sasi shumë të vogla uji, ai rekomandon që njerëzit të mos mbajnë ujë të ndenjur rreth shtëpive të tyre.

“Të moshuarit, të sëmurët kronikë, ata me imunitet të dobësuar janë në rrezikun më të madh për një formë të rëndë të Etheve të Nilit Perëndimor. Mbrojtja personale është përmendur shumë herë, nevojiten veshje të përshtatshme dhe rrjeta dritaresh.

Është shumë e rëndësishme të largohet uji i ndenjur rreth shtëpive, për shembull për njerëzit që jetojnë në shtëpi me oborre. Ata ndoshta kanë goma të vjetra makinash – ato janë gjithmonë plot me ujë që ka qëndruar aty për kush e di sa kohë. Është një vend shumimi për mushkonjat” theksoi Danillovski në “Telma”.

Epidemiologu theksoi simptomat e Etheve të Nilit Perëndimor, temperaturë të lartë, dhimbje koke të forta, qafë të ngurtësuar, madje edhe vetëdije të dëmtuar, paralizë… dhe tha se nëse shfaqen, qytetarët duhet të shkojnë menjëherë te një mjek për një ekzaminim./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.