Politika
Davos: Shqipëri-Greqi, në pranverë nënshkruhet Dokumenti i Partneritetit Strategjik në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Greqisë Alexis Tsipras.
Në takimin mbajtur në Davos, Rama bën të ditur se me Tsipras diskutuan për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh si dhe në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen.
Rama thekson se “objektivi i përbashkët është finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë”.