Debat në Kuvend. Shehaj: Në koshin e plehrave do t’iu hedhin! Replikon Balla: Protesta s’ka lidhje me ty
Seanca në Kuvend ka vijuar me tone dhe debate të forta. Pas replikave më deputeten demokrate Ina Zhupa, Taulant Balla ka replikuar edhe me kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Shehaj gjatë fjalës së tij me tone të larta i kërkoi kryeparlamentarit, Niko Peleshi që të zbatojnë ligjet dhe rregulloret.
Ai foli edhe lidhur me protestën teksa theksoi se Balla i tall ata teksa hodhi akuza se qeveria ka vjedhur shqiptarët ndër vite.
“Zbatoni ligjet e Kushtetutën. I shihni njerëzit që kanë dalë apo jo. Ju kalojnë afër shtëpisë apo jo. Janë me dhjetëra mijëra, del Taulanti dhe i tall. Keni shitur Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve në 35 vite, kanë dalë në shesh shqiptarët. Kuvendi duhet të shkrihet nuk ju duan më njerëzit duhet të vijnë t’ju marrin zvarrë.
Taulant kujdes kur kalon afër koshit të plehrave se mund të të marrin e t’ju fusin atje siç kanë bërë në vende të tjera. Do të mbahet mend si qershori i protestave. Mjaft i injoruat dhe ua nxitë jetën qytetarëve. Kur populli ngrihet duhet të shkohet në zgjedhje”, tha ai.
Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u përgjigj duke e cilësuar si një zhurmues në Kuvend. Ai shtoi se shkon në protestën e qytetarëve për të bërë selfie dhe se protesta s’ka lidhje me të.
“Ti je një hajdut. I vodhe PD listën e anëtarësisë. Zoti kryetar mund të tërhiqet vëmendja e një zhurmuesi që shkon dhe bën selfie në një protestë. Protesta s’ka lidhje me ty.
Ti je mësuar që për një protestë që bëhet në Shqipërisë shkon natën dhe i thua investitorit më sponsorizo që mos ta përmend emrin. Ti je hajdut të dhënash personale. Je gjobaxhi. Luli mund të bëhet i penduar, mund të tregojë se sa pagoi që të të fuste në listë”, tha ai.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.