Debate në Komisionin e Ligjeve për reformën territoriale, Bylykbashi: Nuk janë njoftuar bashkitë
Projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, do të diskutohet dhe votohet në parim, nen për nen dhe në tërësi në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, në orën 11:00.
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi u shpreh kundër projektligjit të PS për ndarjen territoriale, ndërsa tha se kuvendi nuk iu ka dërguar bashkive propozimin e PD, që nuk parashikon shkrirje të bashkive por shtim të tyre.
“Kemi në përfundimin e një procesi që është në shkelje të kushtetutës dhe interesit të qytetarëve. Është depozituar pr.ligji i një numri deputetësh të opozitës në lidhje me një ndare tjetër territoriale, kemi kërkuar që të bashkohen ju keni refuzuar. Kemi një propozim shumë më të mirë se juaji. Na thatë që e keni nisur për konsultim, unë mund t’ju them këtë gjë, që Durrësi ende nuk e ka marrë, është vetëm 40 km larg, sot ka mbledhje të këshillit bashkiak për të shprehur për pro ligjin tuaj. Nuk i është dërguar si Durrësit edhe shumë bashkive të tjera, pra është një sabotim i qëllimshëm i procesit të konsultimit në kohë i pr.ligjit që nuk i shkrin bashkitë, por ruan dhe krijon bashki të tjera për të shkuar më pranë qytetarit”, tha Bylykbashi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.