🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 95.23 ▲3.05%
ARI 4,196 ▼2.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,284 ▼ -2.03% ETH $2,682 ▼ -1.27% XRP $1.5072 ▼ -2.23% SOL $119.3200 ▼ -3.96%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 95.23 ▲3.05 % ARI 4,196 ▼2.89 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 95.23 ▲3.05 % ARI 4,196 ▼2.89 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Politika

Debate te “Ligjet” për Territorialen! PD kërkon 100 bashki, PS 46, Korreshi: Nuk po bëjmë byrek këtu

Komisioni i Ligjeve ka nisur shqyrtimin e nismës për hartën e re territoriale të vendit, me Partinë Socialiste që kërkon të ecë përpara me variantin për 46 bashki.

Në të njëjtën kohë, Partia Demokratike ka paraqitur një variant alternativ që parashikon 100 bashki. Opozita kërkon që edhe kjo nismë t’i nënshtrohet një raundi konsultimi publik, duke kundërshtuar procedurën e ndjekur nga mazhoranca.

Në komision, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se po e çon më tej atë që ai e cilësoi si dështimin e reformës territoriale të vitit 2014.

“Nga keq, e çoni akoma më keq. Ne kemi propozuar kalimin në 100 bashki. Reforma 2014 ka sjellë erozion social dhe institucional. Kanë ikur njerëzit. Konsultimet tuaja publike me komunitetin janë false. Ju po e bëni si e do kryeministra. Duhet që bashkitë të mundin të qeverisin vendin në përditshmëri për qytetarët, edhe sikur të jenë 1 vit pa qeveri. Ju nuk jeni konsultuar me komunitetet”, deklaroi Bylykbashi.

Ai kërkoi që dy nismat të trajtohen në të njëjtën procedurë dhe që edhe propozimi i opozitës të kalojë përmes konsultimit publik.

“Nisma juaj dhe nisma jonë, duhet të bashkohen. Duhet të bëhet edhe për nismën tonë procedurën e konsultimit publik që bëtë për draftin tuaj. Ju vratë konsensus se donit të nxirrnit hartën tuaj me 46 bashki. Bashkoni nismën tuaj legjislative, bashkoni dy nismat dhe bëni procedurë të njëjtë”, tha deputeti demokrat.

Nga mazhoranca, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, deklaroi se procedura do të vijojë mbi projektligjin e paraqitur nga Partia Socialiste.

“Silleni nismën tuaj, kur ta kemi në tavolinë do flasim. Ky komision do të vijojë me shqyrtimin e projektligjit të sjellë nga Partia Socialiste”, u shpreh Manja.

Debate pati edhe nga deputeti demokrat Saimir Korreshi, i cili e ironizoi mënyrën dhe shpejtësinë me të cilën po trajtohet reforma.

“Po se Byrek është ky, nga ata të ngrirët që e fut në furrë e del për 4 minuta? Kjo nuk bëhet më një ditë. Edhe Diella me AI të kishte ardhur, nuk do ishte bërë. Nuk mund t’ua themi këtë shqiptarëve. Është dhe ky varianti ynë tjetër. I mirë i keq, le ta shohim. Duhet dëgjuar varianti tjetër”, deklaroi Korreshi.

Ai ngriti shqetësimin edhe për pasojat që mund të ketë ndryshimi i hartës administrative për qytetarët, veçanërisht në zonat ku distancat me qendrat e bashkive janë të mëdha.

“Jemi të mbaruar fare. Njësive vendose po ju bien tavanet. Do marrë qytetari dang dang autobusin 2 orë, për të shkuar në bashki të mbajë radhën, e jo më të zgjidhë gjë. Pres qafën unë po e shkel kryetari i bashkisë territorin. Do merret ai kryetar me gardhin?”, tha Korreshi.

Mazhoranca ndërkohë këmbëngul se do të vijojë me procedurën për variantin e saj me 46 bashki, ndërsa opozita kërkon që përpara miratimit të zhvillohet një tjetër proces konsultimi për alternativën me 100 bashki.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.