Debatet pas mesnatës, miratohet me 84 vota ligji i maxhorancës që rrit me 2% rrogat e magjistratëve
Seanca plenare e së enjtes në Kuvend i mbylli punimet rreth orës 01:50 ku i miratuan një sërë projektligjesh ku pati diskutime dhe debate. Në nisje të seancës kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi njoftoi një qëndrim të përbashkët lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Deklarata e përbashkët, e dakordësuar nga të gjitha grupet parlamentare, u lexua gjatë seancës nga Kryetari Peleshi. Seanca vijoi me zhvillimin e tre interpelancave dhe shqyrtimin dhe miratimin e disa projektligjeve të rëndësishme. Mes tyre gjithashtu u miratua me 84 vota ligji i maxhorancës që rrit me 2% rrogat e magjistratëve.
Seanca miratoi:
projektligjin “Për ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, bërë në Hagë, më 16.12.2025”, me 102, vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
projektligjin “Për ratifikimin e Konventës kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës” me 107 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim;
projektligjin “Për pranimin e vendimit DEC-I 1/119-VI/2024, të Këshillit të Anëtarëve të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit, për ndryshimin e nenit 36 të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e Tavolinës, 2015, aderuar me ligjin nr. 112/2017”, me 107 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim
-projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, nismë e deputetëve znj.Aulona Bylykbashi dhe z. Admir Kadeli, me 84 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim;
-projektligjin “Për disenjot” u miratua me 102 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.
-projektvendimin “Për miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 492, datë 17.9.2026, për shkarkimin e zotit Ervin Demo nga detyra e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor”, me 83 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
-projektvendimin “Për miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 493, datë 17.9.2026, për shkarkimin e zotit Besfort Lamallari nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme”, me 83 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
-projektvendimin “Për miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 494, datë 17.9.2026, për emërimin e zotit Ervin Demo ministër të Punëve të Brendshme”, me 83 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
-projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 85/2026, “Për caktimin e Kryesisë të komisioneve të përhershme të Kuvendit”” me 82 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.
-projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 86/2026, “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”” me 80 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.
-projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 87/2026, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit””, u miratua me 81 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.
Seanca vendosi që projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, si dhe projekligjin “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike” i caktuar në rendin e ditës së sotme të shqyrtohet në seancën e radhës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.