🌧️
Tiranë 17°C · Shi i lehtë 08 May 2026
S&P 500 7,337 ▼0.38%
DOW 49,597 ▼0.63%
NASDAQ 25,806 ▼0.13%
NAFTA 95.30 ▲0.52%
ARI 4,717 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $79,698 ▼ -2.26% ETH $2,282 ▼ -2.65% XRP $1.3845 ▼ -2.48% SOL $88.1800 ▼ -2.36%
S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 95.30 ▲0.52 % ARI 4,717 ▲0.13 % S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 95.30 ▲0.52 % ARI 4,717 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Arte

Debati mbi Muzeun Arkeologjik, Zhupa kundër muzeut në parkim, Gonxhja thotë se MTKS i është referuar praktikave…

Muzeu i ri Arkeologjik nëntokësor, që pritet të ndërtohet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë ka ngritur shqetësime për ekspozimin e artefakteve. Specialistët dhe publiku kanë vënë në dyshim nëse një mjedis i tillë mund të ofrojë kushtet e duhura teknike për ruajtjen dhe prezantimin dinjitoz të gjetjeve arkeologjike. Debati mbi projektin vijoi në Kuvend, ku u trajtuan shqetësimet e ekspertëve dhe pyetjet e deputetëve. Vendimi për ndërtimin e muzeut arkeologjik nëntokësor në Tiranë, ishte në qendër të debatit që përfshiu ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja dhe Ina Zhupën deputete e Partisë Demokratike, në seancën parlamentare të së enjtes.

Deputetja Zhupa kërkoi nga ministri Gonxhja të sqaronte cili model ndërkombëtar është marrë si referencë për konceptimin e një kati parkimi si muze arkeologjik, nëse ekspertët e trashëgimisë kulturore janë konsultuar dhe si justifikohet zgjedhja e asaj hapësire, që sipas saj nuk ofron një ekspozim dinjitoz për trashëgiminë kulturore. Ina Zhupa që është kundër këtij projekti për muzeun u shpreh se në gjithë botën gjetjet arkeologjike nxirren dhe ekspozohen në vend, në Shqipëri ato po vendosen ndryshe.

“Në Romë, atje u gjetën gjetje arkeologjike, që nuk i lëvizën nga vendi, por u ekspozuan, se u mendua se lëvizshmëria do t’i dëmtonte. Në gjithë botën gjetjet nxirren në dritë dhe ekspozohen, ndërsa në Shqipëri po ndodh e kundërta. Kjo është një goditje për identitetin kulturor ”, vijoi Zhupa. Gatë fjalës së tij ministri Blendi Gonxhja shprehu se Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit i është referuar praktikave ndërkombëtare për sa i takon Muzeut Arkeologjik .

“Në zbatim të VKM nr. 111 dt 27.02. 2026, MTKS i është referuar praktikave ndërkombëtare që integrojnë funksione muzeale në hapësira edhe nëntokësore, apo infrastruktura urbane që janë të ngjashme si për shembull në Romë, në Krakov, Luvër, etj”, tha Gonxhja. Në vijim ministri Gonxhja theksoi se gjetjet arkeologjike do të ruhen dhe ekspozohen sipas të gjithë kushteve të nevojshme. “Kërkesa fillestare ka ardhur nga Akademia e Shkencave dhe institucionet përkatëse. Janë marrë në shqyrtim kushtet e ruajtjes, kontrolli mjedisor, ndriçimi dhe siguria.

Procesi është ende në fazë paraprake dhe do të ketë konsultime të mëtejshme publike dhe me ekspertët”, tha Gonxhja. Gjithashtu ministri i MTKS shpjegoi se Fondi Shqiptar i Zhvillimit është autoriteti kontraktor i përzgjedhur për zbatimin e projektit, ndërsa vendndodhja e muzeut pranë një parkingu, sipas tij, do të rrisë vizibilitetin dhe numrin e vizitorëve. Projekti për Muzeun e ri Arkeologjik në Tiranë është në vijim dhe të atyre më parë në fushën e trashëgimisë kulturore, që herë pas here kanë qenë në qendër të diskutimeve për realizimin e tyre.

Vendimi që parashikon dhe ndërtimin e muzeut

Muzeu do të jetë i dedikuar artefakteve arkeologjike dhe gjetjeve të ndryshme, duke përfshirë fondet e Institutit të Arkeologjisë, por edhe fonde të tjera. Me ndërtimin e një muzeu arkeologjik dhe parkimi nëntokësor, sheshi “Nënë Tererza” në Tiranë pritet që të hyjë në një tjetër fazë transformimi. Më parë në muajin shkurt 2026, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për transformimin e sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, ku projekti parashikon edhe ndërtimin e një muzeu arkeologjik nëntokësor. Sipas vendimit të qeverisë, autoriteti kontraktor i ngarkuar për zbatimin e projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të kryejë procedurat e prokurimit publik, për realizimin e projektit “Ndërtimi i muzeut arkeologjik nëntokësor, parkimi nëntokësor dhe rehabilitimi i sheshit “Nënë Tereza”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.