🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.39 ▲1.74%
ARI 4,491 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,148 ▼ -4.45% ETH $1,875 ▼ -5.61% XRP $1.2427 ▼ -2.02% SOL $74.9900 ▼ -5.89%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.39 ▲1.74 % ARI 4,491 ▼0.64 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.39 ▲1.74 % ARI 4,491 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Rekord pas pandemisë, 166 mijë shqiptarë më shumë ikën sesa u kthyen

Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin përgjatë viteve të pas-pandemisë nga 1 janari 2021 në 2026, duke dëshmuar thellim të mëtejshëm të krizës demografike dhe emigracionit në Shqipëri në popullsi tashme më të pakët dhe më të plakur.

Largimi jo i zakontë nga vendi tregon se politikat ekonomike dhe ato për kapitalin, në vend që të nxisin kthimet, por stimulojnë më tej largimet edhe tani pas 35 vitesh nga rënia e komunizmit.

Të dhënat më të fundit zyrtare nga INSTAT mbi migracionin neto për periudhën 2011–2026, tregojnë se, kur kufizimet globale të lëvizjes u lehtësuan në vitin 2021 ndodhi një rritje e fortë e migracionit neto në minus 32,853 persona, tendencë e cila mbeti pothuajse e pandryshuar edhe gjatë vitit 2022 me minus 32,497 persona të larguar.

Ky fluks i pandalshëm kulmoi në 2024, periudhë në të cilën u regjistrua edhe humbja më e madhe historike e kësaj dekade me një bilanc negativ prej minus 43,761 personash edhe për shkak të rishikimeve nga Cens i popullsisë ku treguesi i dy viteve u përmblodh në vit.

Në dy vitet pasuese, 2025-2026 janë larguar mbi 57,3 mijë persona, ose mbi 28 mijë persona në vit. Në krahasim me popullsinë banuese shifrat mbeten jashtëzakonisht të larta dhe dëshmojnë se hemorragjia demografike nuk po njeh ndalesë.

Largimi është bërë agresiv në mënyrë konstante pas pandemisë ndryshe luhatjet në vitet paraardhëse. Të dhënat dëshmojnë se pasi preku pikun e parë negativ në vitin 2014 me minus 21,785 persona, emigracioni neto kishte filluar të ngadalësohej, duke arritur nivelin më të ulët të humbjeve në vitin 2016 me vetëm minus 9,473 persona.

Edhe pse në vitet 2017 dhe 2018 humbjet u stabilizuan rreth kuotës së minus 15 mijë personave, viti 2019 paralajmëroi një valë të re ikjesh me mbi 23 mijë të larguar, e cila u ndërpre përkohësisht vetëm nga izolimi total i vitit të pandemisë 2020, ku bilanci u mbyll në minus 16,684 persona.

Megjithatë, ajo që pasoi vitin e izolimit rezultoi të ishte një eksod i mirëfilltë, ku dëshira e shtresave të ndryshme të popullsisë për të ndërtuar një jetë të re jashtë kufijve u reflektua në shifrat rekord të pesë viteve të fundit, duke e kthyer emigracionin në sfidën më kryesore socio-ekonomike për të ardhmen e vendit.

Raportet më të fundit të institucioneve ndërkombëtare, si Banka Botërore, konfirmojnë se Ballkani Perëndimor po përballet me ketë fenomen, por Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon nga ky fenomen, duke u renditur e para për sa i përket intensitetit të largimeve pa asnjë shenjë përmirësimi.

Menjëherë pas saj vjen Kosova, e cila regjistroi një valë të lartë ikjesh pas liberalizimit të vizave, por që përgjatë vitit të fundit ka shfaqur një tendencë drejt stabilizimit dhe rënies së lehtë të shifrave negative.

Diferenca e madhe mes pagave në Shqipëri dhe vendeve të BE-së mbetet motivi kryesor i largimeve. Shqipëria kishte një pagë mesatare mujore bruto prej 10.3 mijë euro në vit, nga 66.7 mijë euro në Gjermani, ku po ikin shumë profesionistë, apo 36.6 mijë euro në Itali.

Edhe pse pagat nominale në vend janë rritur, rritja e kostos së jetesës dhe inflacioni i viteve të fundit kanë gërryer fuqinë blerëse, duke i bërë familjet të ndihen ekonomikisht të pasigurta.

Cilësia e perceptuar e shërbimeve publike po luan një rol kyç. Familjet e reja shpesh zgjedhin të emigrojnë për t’u siguruar fëmijëve të tyre një sistem arsimor më cilësor dhe akses në një sistem shëndetësor më të sigurt e të besueshëm.

Ekziston një ndjesi e përgjithshme pesimizmi lidhur përmirësimin e demokracisë dhe kushteve sociale në vend, duke e kthyer kështu emigrimin në një projekt afatgjatë për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme./ Marrë nga Monitor.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.