☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,824 ▲0.65%
DOW 51,528 ▲0.51%
NASDAQ 27,638 ▲0.59%
NAFTA 89.56 ▲0.15%
ARI 4,205 ▲1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,468 ▼ -0.34% ETH $2,684 ▼ -1% XRP $1.4972 ▼ -0.36% SOL $120.3600 ▲ +0.17%
S&P 500 7,824 ▲0.65 % DOW 51,528 ▲0.51 % NASDAQ 27,638 ▲0.59 % NAFTA 89.56 ▲0.15 % ARI 4,205 ▲1.15 % S&P 500 7,824 ▲0.65 % DOW 51,528 ▲0.51 % NASDAQ 27,638 ▲0.59 % NAFTA 89.56 ▲0.15 % ARI 4,205 ▲1.15 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Politika

Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

Pas kërkesave të njëpasnjëshme që opozita i bën ministrit të Bujqësisë për të marrë pjesë në komisionin e këtij sektori, Andis Salla vendosi t’u përgjigjej sot pyetjeve mbi standardin e ushqimeve.

Çështja që mori më tepër vëmendje ishte bllokimi i mishit të gjedhit dhe të shpendëve nga Brazili. Ndryshe nga BE-ja, Shqipëria do të vazhdojë të furnizohet me mish derri nga ky shtet, por kësaj here, sipas Sallës, ky produkt do të jetë i sigurt.

“Lidhur me mishin e derrit nga Brazili, janë bërë komunikime për rishikimin e marrëdhënieve tregtare, ku një analizë tregon korrektësinë e veprimit që ne ndërmarrim: masa të qarta, bllokim dhe verifikim i lotit”, tha ministri i Bujqësisë, Andis Salla.

Siguria ushqimore, për shumë politikanë, nuk është e vështirë vetëm të realizohet, por edhe të shqiptohet, ku salmonela u shndërrua në “salmon”.

“Mishi me salmon dhe antibiotik. AKU gjeti 14,8 tonë mish pule dhe derri me salmonelë. Në 2025, 1,32 tonë me salmonelë ishin shitur tashmë dhe 2,7 tonë kofsha pule me toksiciklinë”, tha Xhelal Mziu.

Nxitimi për t’i dhënë përgjigje opozitës e dërgoi drejtoreshën e përgjithshme të AKU-së, Blerina Gjylameti, drejt një komenti të gabuar, ku e vërteta është se në vitin 2025 shqiptarët kanë konsumuar mish pule me salmonelë dhe mish pule me aflatoksinë. Sipas literaturës së mjekësisë veterinare, aflatoksina nuk depozitohet në mish, por vetëm në organe si mëlçia dhe veshkat.

“Për sa i përket rastit të mishit me aflatoksinë gjatë vitit 2025”, tha drejtorja e përgjithshme e AKU-së, Blerina Gjylameti.

Kjo përgjigje shokoi edhe zëvendësministren e bujqësisë Tana Kika, e cila me profesion është veterinere e vlerësuar me medalje ari.

“Gjatë vitit 2025, ka pasur 27 tonë të importuara, nga të cilat janë bllokuar 13,8 tonë dhe janë asgjësuar. Kampionet janë marrë në bazë të planit dhe riskut, gjë e cila nuk na lejonte bllokimin pa marrë më parë analizat dhe pa përcaktuar nëse duhej ndaluar”, tha drejtorja e përgjithshme e AKU-së, Blerina Gjylameti.

Një tjetër çështje problematike që u ngrit në këtë komision ishte edhe mungesa e deklarimit të përbërësve shtesë te produktet e bulmetit, ku industria refuzon të deklarojë qumështin pluhur.

Ministri Andis Salla tha se, nga 1 janari, industria e përpunimit të qumështit duhet të jetë gati për t’u përballur me rregullat e reja të ligjit për etiketimin, ku, në rast se OBU-ja refuzon të deklarojë të gjithë përbërësit, do të merren masa ndëshkuese, deri në heqjen e licencës. /Top Channel/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.