Kronika

Defektet në Tiranë, nga largimi i nënstacionit në qendër

Ndërprejet e energjisë në disa zona të kryeqytetit kanë ndodhur për shkak të ndërhyrjeve në linjat nëntokësore të subjekteve private.

Operatori i Shpërndarjes së Energjsië ka ndërhyrë për rregullimin e situatës. Nga ana tjetër zhvendosja e nënstacionit elektrik në qendër të Tiranës i ka çuar flukset e energjisë në nënstacionet e tjera, duke bërë që çdo ndërhyrje sa do e vogël që bëhet të krijojë probleme në furnizmin e konsumatorëve.

“Skema nga një regjim që janë unazor që e quajmë në gjuhën teknike me kalimin e flukseve në nënstacionet rajonale kthehet në një regjim tjetër radial që është tepër e ngurtë dhe që mbart risqet e një subjekti të tretë. Siç ndodhi në rastin konkret, që bëri dëmtimet e tre katër fidrave dhe që solli gjithë atë problematikë”, thotë Petraq Lika, drejtor i shpërndarjes, OSHEE.

Deri në fund të nëntorit pritet që të bëhet zhvendosja e nënstacionit të qendrës. Më pas Tirana do i rikthetet regjimit me katër nënstacione çka jep më shumë siguri në furnzimin me energji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button