☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,005 ▲ +0.76% ETH $2,269 ▲ +1.11% XRP $1.2553 ▲ +0.63% SOL $95.4000 ▼ -0.26%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Deklarata e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhjes së lumit Ibër, BE: Nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë sot se deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për ndryshimin e rrjedhjes së lumit Ibër nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

Zëdhënësja e BE-së për çështje të jashtme, Annita Hipper në një përgjigje për gazetarë në një konferencë për media theksoi se deklarata e bërë nga zyrtarë të Serbisë nuk i kontribuon normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“…Do të nisi me çështjen kryesore, ajo është deklarata e bërë, përfshirë ajo për ndryshimin e rrjedhës së lumit. Këto veprime nuk mbështet qëllimin për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të bëhet vetëm përmes dialogut. Po ashtu rikujtojmë se progresi në dialog mes Beogradit dhe Prishtinës është parakusht për avancim në rrugëtimin evropian”, është përgjigjur Anita Hipper.

Tutje, në pyetjen shtesë të gazetarit, me ndërlidhjen e këtij me atë Shqipëri, ku u tha është thënë se projekti në Zvërnec, nëse vazhdon mund të ketë pasoja për integrimin evropian, u përgjigj zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ariana Podesta.

Ajo se nuk duan të spekulojnë rreth ndikimit në procesin e zgjerimit, por tha se situatat janë të ndryshme.

“Në përgjithësi, ne nuk spekulojmë për procesin e anëtarësimit. Kjo nuk do të thotë se, vetëm pse themi diçka në një rast, duhet ta themi gjithmonë. Situatat janë të ndryshme”, tha Podesta. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.