☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,554 ▲0.51%
DOW 52,567 ▲0.13%
NASDAQ 26,139 ▲1.03%
NAFTA 78.89 ▲0.96%
ARI 4,091 ▲2.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,280 ▲ +2.36% ETH $1,878 ▲ +5.53% XRP $1.1029 ▲ +2.39% SOL $77.3500 ▲ +1.66%
S&P 500 7,554 ▲0.51 % DOW 52,567 ▲0.13 % NASDAQ 26,139 ▲1.03 % NAFTA 78.89 ▲0.96 % ARI 4,091 ▲2.12 % S&P 500 7,554 ▲0.51 % DOW 52,567 ▲0.13 % NASDAQ 26,139 ▲1.03 % NAFTA 78.89 ▲0.96 % ARI 4,091 ▲2.12 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Politika

Deklarata për spastrimin etnik në Kosovë / PD kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një deklarate të atribuar ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke e cilësuar atë si raciste dhe antishqiptare.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, tha se ministrja serbe është shprehur se, po të ishte në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç në vitin 1998, do të kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Sipas Garos, një deklaratë e tillë përbën nxitje të urrejtjes dhe bie ndesh me parimet themelore të të drejtave të njeriut. Ajo akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për mungesë reagimi ndaj kësaj çështjeje.

Partia Demokratike dënoi ashpër deklaratën e ministres serbe dhe kërkoi që autoritetet shqiptare ta shpallin Snezhana Paunoviç “non grata”, si edhe të ndërmarrin hapa për paditjen e saj për nxitje të gjenocidit.

Deklarata e PD-së vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë vijojnë të mbeten të tensionuara, ndërsa reagimet politike për çështje që lidhen me luftën e viteve 1998–1999 vazhdojnë të jenë të forta.

Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Floriana Garo

Këto ditë, në media ka qarkulluar një deklaratë ultraraciste dhe antishqiptare e ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, në qeverinë e padronit të Edi Ramës, Aleksander Vuçiçit.

Në këtë deklaratë, ajo shprehet: “Po të isha në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën.” Me këtë deklaratë, kjo figurë e ultranacionalizmit serb shpreh keqardhje që xhelati i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi, me operacionin e tij “Patkoi” dhe me gjenocidin e fundit serb ndaj shqiptarëve, nuk arriti t’i dëbonte ata nga trojet e tyre mijëravjeçare.

Partia Demokratike e dënon me forcë deklaratën raciste dhe antishqiptare të kësaj përfaqësueseje të ultranacionalizmit primitiv serb, si edhe qëndrimin e Edi Ramës dhe të narkoqeverisë së tij përballë deklaratave të tilla çnjerëzore dhe nxitëse të urrejtjes, të cilat bien ndesh me parimet themelore të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Shpallja e saj non grata dhe paditja për nxitje të gjenocidit janë të vetmet qëndrime që ajo meriton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.