Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 87.15 ▲3.27%
ARI 4,535 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,178 ▲ +11.89% ETH $2,319 ▲ +20.59% XRP $1.1913 ▲ +18.51% SOL $87.8000 ▲ +13.23%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.15 ▲3.27 % ARI 4,535 ▼0.22 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.15 ▲3.27 % ARI 4,535 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Delawie i përgjigjet Thaçit: Shfuqizimi i Speciales ikje nga sundimi i ligjit, Europa dhe ShBA

Ambasadori i SHBA’së, Greg Delaëie ka kërkuar të mos shfuqizohet vendimi për Gjykatën Speciale. Ka thënë se nëse një veprim i tillë ndodhë, atëherë, Kosova do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, BE’së dhe SHBA’së.

“Një vendim për revokimin e Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. #Kosovë, mos e zgjidhni atë të ardhme për fëmijët tuaj!|, ka shkruar Delawie, në Tëitter.

Ky reagim i Delaëiet vjen vetëm një orë pas një shkrimit të Hashim Thaçit, i cili i quajti spekulime paralajmërimet e ambasadorëve se Kosova po izolohet në rast se shfuqizon Gjykatën Speciale.

Ndërkohë, në Kosovë kanë nisur edhe kërkesat për shkarkimin e Qeverisë dhe të Presidentit ose dorëheqjen e tyre për shkak të iniciativës për të shfuqizuar Gjykatën e cila do të merret me dënimin e krimeve të luftës dhe pasluftës në Kosovë.

Ndryshe, mbrëmë, 43 deputetë kanë kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, por kanë dështuar pasi Kryesia e Parlamentit s’ka pasur kuorum për të vazhduar procedurën më tutje. Kundër kësaj nisme kanë dalë LDK e Vetëvendosje.

Pas kësaj nisme kanë qëndruar Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, të cilët mund të jetë të akuzuarit potencial të kësaj Gjykate, e themeluar për t’i hetuar pretendimet e Dick Martyt, i cili bën përgjegjës udhëheqësit e UÇK’së për krimet në luftë e pasluftës, shkruan Express.

Kuvendi i Kosovës mbrëmë është përfshirë në një situatë të jashtëzakonshme, kur 43 deputetë kishin nënshkruar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të zhbëhej Gjykata Speciale. Shumë nga këta deputetë nënshkrues sot thanë se nuk e kanë ditur se për çfarë po nënshkruajnë dhe se janë mashtruar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.