⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,722 ▲0.58%
DOW 52,373 ▲0.02%
NASDAQ 26,482 ▲1.2%
NAFTA 99.83 ▼1.9%
ARI 4,072 ▲0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,624 ▲ +0.87% ETH $2,351 ▲ +1.61% XRP $1.3238 ▲ +2.72% SOL $101.0500 ▲ +0.03%
S&P 500 7,722 ▲0.58 % DOW 52,373 ▲0.02 % NASDAQ 26,482 ▲1.2 % NAFTA 99.83 ▼1.9 % ARI 4,072 ▲0.82 % S&P 500 7,722 ▲0.58 % DOW 52,373 ▲0.02 % NASDAQ 26,482 ▲1.2 % NAFTA 99.83 ▼1.9 % ARI 4,072 ▲0.82 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Përurohet Njësia Koronare në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, investimi 211 mijë euro

Kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, përuruan hapësirën e transformuar të njësisë ku trajtohen pacientët kardiakë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, përuruan hapësirën e transformuar të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një investim në vlerë prej 211 mijë eurosh, siç njofton Fronti24.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se hap pas hapi hapësirat e QKUK-së po rinovohen aq thellësisht sa po transformohen, dhe se me secilin investim po sigurohen edhe pajisjet moderne, duke krijuar kushte më të mira shërimi për pacientët.

“Në këtë njësi pacientët kanë nevojë për mbikëqyrje të afërt, trajtim dhe vëmendje të përhershme. Për ta, këto hapësira janë vendi ku kalojnë ditë të vështira, por edhe kur nisin ta marrin veten. Për familjarët e tyre, është e rëndësishme ta dinë se më të dashurit e tyre po marrin kujdesin e nevojshëm, në kushte të mira dhe nga profesionistë të përgatitur”, tha kryeministri Kurti.

Duke falënderuar ministrin Vitia, ekipet që kanë punuar në realizimin e projektit dhe profesionistët shëndetësorë, Kurti tha se Kardiologjia është marrë me prioritet, sepse vdekjet më të shpeshta në Kosovë janë pikërisht nga sëmundjet kardiologjike. “Andaj, së shpejti do të jemi përsëri në QKUK, përsëri në Kardiologji, për të nisur punimet për rinovime, përkatësisht transformime të reja”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.