☁️
Tiranë 29°C · Vranët 10 June 2026
S&P 500 7,314 ▼0.98%
DOW 50,252 ▼1.22%
NASDAQ 25,336 ▼1.33%
NAFTA 90.85 ▲3%
ARI 4,150 ▼3.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $62,338 ▲ +2.39% ETH $1,651 ▲ +1.7% XRP $1.1232 ▼ -0.05% SOL $65.0900 ▲ +1.93%
S&P 500 7,314 ▼0.98 % DOW 50,252 ▼1.22 % NASDAQ 25,336 ▼1.33 % NAFTA 90.85 ▲3 % ARI 4,150 ▼3.19 % S&P 500 7,314 ▼0.98 % DOW 50,252 ▼1.22 % NASDAQ 25,336 ▼1.33 % NAFTA 90.85 ▲3 % ARI 4,150 ▼3.19 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Delegacioni amerikan në Tiranë, Meta: Zgjidhje sa më të shpejtë të krizës!

Një delegacion amerikan i përbërë nga anëtarë të stafeve drejtuese të Kongresit amerikan, si dhe Këshillit të Atlantikut ndodhen sot në Tiranë për të diskutuar krizën aktuale politike në vend.

Delegacioni amerikan është pritur nga Presidenti,  Ilir Meta.

Në krye të delegacionit ishte zv.presidenti i Këshillit të Atlantikut, me seli në Uashington, Damon Wilson.

Duke njohur delegacionin amerikan mbi zhvillimet e brendshme politike, Meta thuhet të ketë kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë të krizës aktuale dhe ka theksuar nevojën për reflektim të menjëhershëm, sipas komunikatës së shpërndarë nga Presidenca.

Ndërkohë, ndër temat e diskutimit kanë qenë edhe ato të zbatimit të Reformës në Drejtësi, mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë, si dhe hedhjen e hapave të nevojshme drejt integrimit në BE.

Meta ka folur edhe për rolin e Shqipërisë në rajon, si një faktor kyç për stabilitetin, por nuk ka lënë mënjanë domosdoshmërinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve tona, Shqipëri e SHBA.

Delegacioni i Kongresit Amerikan dhe Këshilli i Atlantikut kanë zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ruçi tha se ShBA është një mbështetje në momentet vendimtare të kombit. “Reformat janë të pakthyeshme e të papengueshme”, u shpreh Ruçi. Ndërsa më herët delegacioni u prit edhe nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.