Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s viziton Kosovën
Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, përkatësisht i Komitetit Politik të kësaj Asambleje, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë më 28 dhe 29 tetor.
Gjatë së mërkurës, më 28 tetor, delegacioni do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me përfaqësues të institucioneve dhe komuniteteve joshumicë.
Sipas agjendës së publikuar nga Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit, në orën 09:05 delegacioni do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Takimi do të mbahet në sallën 506 të Kuvendit.
Në orën 10:00 është paraparë takimi me Komisionet Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian, ndërsa në orën 11:00 delegacioni do të takohet me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend.
Takimet janë pjesë e vizitës dyditore të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Kosovë./Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.