🌧️
Tiranë 14°C · Shi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 85.07 ▲1.66%
ARI 3,599 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,686 ▲ +3.84% ETH $1,693 ▲ +2.81% XRP $0.9501 ▲ +5.51% SOL $71.0800 ▲ +5.02%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.07 ▲1.66 % ARI 3,599 ▲0.96 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.07 ▲1.66 % ARI 3,599 ▲0.96 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Delegacioni i Komisionit të Venecias zbarkon në Shkup, takime për modelin e ri të provimit të jurisprudencës

Delegacioni i Komisionit të Venecias ka nisur takimet në Shkup për modelin e ri të provimit të jurisprudencës, që parashikon teorinë në shqip dhe praktikën në maqedonisht; mendimi pritet të miratohet në seancën e 11 dhe 12 dhjetorit.

Delegacioni i Komisionit të Venecias ka filluar që në mëngjes takimet në Shkup me përfaqësues të institucioneve, për të mbledhur qëndrimet lidhur me modelin e ri të provimit të jurisprudencës, i cili parashikon që pjesa teorike të jepet në shqip, ndërsa pjesa praktike në maqedonisht, siç njofton Alsat. Pas mbledhjes në Zyrën e Këshillit të Evropës në Shkup, delegacioni është takuar me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, e më pas edhe me Avokatin e Popullit dhe me përfaqësuesin e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi.

Takimi ndoshta më i rëndësishëm është zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë, ku krahas ministrit Jeton Shasivari morën pjesë edhe kryetari dhe anëtarët e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, Shasivari ka sqaruar në takim bazën kushtetuese dhe ligjore të iniciativës, argumentimin juridik të modelit të propozuar, si dhe procesin konsultativ të zhvilluar me përfaqësuesit e fakulteteve juridike, dekanët dhe organizatat studentore.

“Ministri Shasivari theksoi se qëllimi kryesor i zgjidhjes së propozuar është sigurimi i qasjes së barabartë në provimin e jurisprudencës për të gjithë kandidatët, pa vënë në pikëpyetje kriteret profesionale, cilësinë dhe integritetin e provimit. Shasivari potencoi se kërkesa për mendim nga Komisioni i Venecias përbën iniciativë për marrjen e vlerësimit juridik të pavarur, objektiv dhe profesional, me qëllim që të sigurohet një zgjidhje që do të jetë kushtetuese, juridikisht e qëndrueshme dhe e harmonizuar me standardet evropiane”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, citon Alsat.

Delegacioni ka realizuar takime edhe me profesorë, studentë dhe organizata civile. Takime të ngjeshura do të ketë edhe nesër: fillimisht me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, me koordinatorët e shumicës parlamentare VMRO-VLEN-ZNAM, por edhe me ata të opozitës LSDM, BDI dhe E Majta.

Më pas delegacioni do të takohet me përfaqësuesit e Inspektoratit të Gjuhëve dhe të Agjencisë së Gjuhës, me Inspektoratin dhe Institutin e Gjuhës Maqedonase, me Këshillin Gjyqësor dhe atë të Prokurorëve, Odën e Avokatëve, Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe me Misionin e OSBE-së në Shkup. Takimet realizohen para seancës së Komisionit të Venecias të 11 dhe 12 dhjetorit, në të cilën do të miratohet mendimi për modelin e ri të provimit të jurisprudencës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.