🌧️
Tiranë 14°C · Shi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.95 ▲1.52%
ARI 3,599 ▲0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,574 ▲ +3.89% ETH $1,689 ▲ +2.39% XRP $0.9465 ▲ +4.6% SOL $70.9200 ▲ +5.02%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.95 ▲1.52 % ARI 3,599 ▲0.97 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.95 ▲1.52 % ARI 3,599 ▲0.97 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Teodora Eftimovska Bojkovska propozohet për gjyqtare kushtetuese, Kostadinovskit i mbaron mandati i kryetarit

Komisioni për zgjedhje dhe emërime e mbështeti me tetë vota pro gjyqtaren nga Gostivari për vendin e lënë bosh nga Goce Naumovski; nëse miratohet në seancë plenare, ajo do ta kompletojë përbërjen e Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtarja nga Gostivari, Teodora Eftimovska Bojkovska, është propozuar për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, në vendin e Goce Naumovskit, i cili paraprakisht kishte dhënë dorëheqje. Siç njofton Alsat, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime e mbështeti emrin e saj me tetë vota “për” dhe asnjë kundër.

Nëse propozimi kalon edhe në seancë plenare, Eftimovska Bojkovska do të ishte gjyqtarja e nëntë kushtetuese dhe me këtë do të kompletohej përbërja e Gjykatës. Plotësimi i përbërjes do t’i hapte rrugë Kushtetueses që të vendosë për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, lëndën më të vjetër dhe më të ndjeshme që ajo ka në procedurë.

Megjithatë, këtë lëndë në rend dite do të duhet ta vendosë kryetari i ri i Gjykatës, sepse Darko Kostadinovskit i mbaron mandati dyvjeçar si kryetar më 2 dhjetor. Edhe kryetari i ardhshëm do të përballet me probleme të përbërjes: Kostadinovskit dhe gjyqtarit Osman Kadriu u mbaron edhe mandati tetëvjeçar si gjyqtarë më 11 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa zëvendësuesit e tyre duhet t’i propozojë presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, pas periudhës së pushimeve dimërore.

Edhe nëse zëvendësuesit zgjidhen shpejt, Gjykata për një kohë të shkurtër sërish nuk do të jetë e plotë, sepse në mars i mbaron mandati gjyqtarit Naser Ajdari. Kjo do të thotë se Kushtetuesja sërish do të detyrohet ta shtyjë vendimmarrjen për lëndën e Ligjit të Gjuhëve.

Lënda për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është formuar në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2019, pas dorëzimit të disa iniciativave nga subjekte të ndryshme, të cilat kontestonin përputhshmërinë e ligjit me Kushtetutën. Gjykata i bashkoi iniciativat në një lëndë të vetme, e cila prej atëherë vazhdon të jetë në procedurë, pa një vendim përfundimtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.