☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,728 ▲0.67%
DOW 52,416 ▲0.1%
NASDAQ 26,509 ▲1.3%
NAFTA 99.73 ▼1.99%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,656 ▲ +0.69% ETH $2,342 ▲ +1.02% XRP $1.3245 ▲ +2.14% SOL $101.1100 ▲ +0.41%
S&P 500 7,728 ▲0.67 % DOW 52,416 ▲0.1 % NASDAQ 26,509 ▲1.3 % NAFTA 99.73 ▼1.99 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,728 ▲0.67 % DOW 52,416 ▲0.1 % NASDAQ 26,509 ▲1.3 % NAFTA 99.73 ▼1.99 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

DEMOGRAFI – ASK: Kosova ka moshën mesatare më të re të popullsisë në rajon

PRISHTINË, 2 korrik /ATSH-AA/ – Kosova ka moshën mesatare më të re krahasuar me shumë prej vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian (BE), është bërë e ditur nga Agjencia Statistikave të Kosovës (ASK).

Në një konferencë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ku morën pjesë edhe udhëheqës të institucioneve shtetërore të vendit dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, u bë e ditur se po ashtu nga 42,2 vjet jetë mesatarisht sa jetonte në vitin 1950 një banor në territorin e Kosovës, sot jeton mesatarisht 78,2 vjet.

“Bullgaria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, BE-ja, moshën mesatare e ka 44,7 vjet, ndërsa Kosova 35,5. Ky është trendi ku jemi sot, por në të ardhmen edhe ne do ta ndjekim vjetërsinë. Ende Kosova ka një potencial që duhet shfrytëzuar në kohë. Demografët e quajnë ‘dritarja e mundësisë’”, theksoi drejtori i ASK-së, Avni Kastrati.

Kastrati tha se në vitin 1950 jetëgjatësia mesatare në Kosovë ka qenë 42,2, në vitin 1999 ka qenë 58,3, për shkak të luftës, ndërsa tani mesatarisht një qytetarë në Kosovë jeton 78,2 vjet.

– Lindjet e gjalla do të pësojnë rënie në vitin 2060

Ai tha se një alarm për institucionet është se deri në vitin 2060, siç ka hulumtuar ky institucion, do të pësojnë rënie të ndjeshme lindjet në Kosovë.

“Lindjet e gjalla nga 21.500 sa ishin në vitin 2024, do të pësojnë rënie në vitin 2060 vetëm 7.000. Ky është një sinjajl dhe alarm për të gjitha institucionet, sidomos ato arsimore dhe fushave tjera. Dhe me këtë numër, këtë rënie, nevojitet planifikim krejtësisht tjetër i arsimit dhe fushave tjera”, tha Kastrati.

ASK bëri të ditur se sot ka publikuar dy raporte, njërin në nivel nacional dhe tjetrin lidhur me komunat e Kosovës, që do t’i ndihmojnë, arsimit, infrastrukturës, shëndetësisë, tregut të punës, mbrojtjes sociale dhe ekonomisë së vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.