☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,729 ▲0.68%
DOW 52,428 ▲0.13%
NASDAQ 26,499 ▲1.26%
NAFTA 99.81 ▼1.92%
ARI 4,077 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,729 ▲ +0.91% ETH $2,347 ▲ +1.31% XRP $1.3227 ▲ +2.24% SOL $101.1100 ▲ +0.65%
S&P 500 7,729 ▲0.68 % DOW 52,428 ▲0.13 % NASDAQ 26,499 ▲1.26 % NAFTA 99.81 ▼1.92 % ARI 4,077 ▲0.94 % S&P 500 7,729 ▲0.68 % DOW 52,428 ▲0.13 % NASDAQ 26,499 ▲1.26 % NAFTA 99.81 ▼1.92 % ARI 4,077 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Shifrat e INSTAT: Tirana, Lezha dhe Durrësi me numrin më të lartë të aksidenteve gjatë muajit shtator!

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) për muajin shtator 2026 tregojnë një rritje të vazhdueshme të incidenteve rrugore në Shqipëri. Gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 107 aksidente rrugore, ku si pasojë “130 persona kanë mbetur të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur)”.

Në një shtrirje më të gjerë kohore, “gjatë periudhës janar-shtator 2026, numri i aksidenteve rrugore është rritur me 6,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, duke arritur në 1.090 aksidente në shkallë vendi.

Shkaktari kryesor i këtyre incidenteve mbetet faktor njerëzor, ku sipas raportit “90,7 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve”.

Ndërkohë, sa i përket profilit demografik të përfshirë në ngjarje, “grup-mosha 0-24 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 27,1 % të numrit total të aksidenteve të regjistruara në këtë periudhë”.

Analiza sipas kohës tregon se dita me ngarkesën më të lartë të aksidenteve ka qenë e premte me 16,8 %, ndërsa ditët më të qeta janë shënuar të shtunave me 11,2 %. Lidhur me orarin e rrezikut më të lartë, statistikat konfirmojnë se “numri më i lartë i aksidenteve rrugore është regjistruar përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke përbërë 26,2 % të numrit total”.

Në nivel territori, shpërndarja gjeografike paraqet luhatje të ndjeshme mes qarqeve gjatë periudhës janar-shtator 2026. Tirana mban peshën kryesore me 401 aksidente dhe 493 të vrarë e të plagosur, e ndjekur nga qarku i Lezhës me 122 aksidente dhe Durrësi me 117 aksidente. Ndërkohë, qarqet si Berati me 4 aksidente dhe Dibra me 9 aksidente në total gjatë 9-mujorit paraqesin shifrat më të ulëta në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.