Përse Saliu përkrah protestën…?
Nga Artur Ajazi
Sali Berisha e di fare mirë se, studentët (ata të vërtetët) nuk e duan, janë kundër tij. Ata kanë 6 muaj që thërrasin “Berisha në burg”. Pra, nuk kanë asnjë afeksion apo dashamirësi për kreun e një partie, që vazhdimisht ka treguar arrogancë ndaj studenteve.
Për kreun e një partie, që ka ngritur në sistem korrupsionin sa ishte në pushtet, ka . dhe këtë nuk e harrojnë as studentët e sotëm. Ata janë bij dhe bija, të atyre që përjetuan post 1992, qeverisjen makabre të 1992-1997, piramidat, vitin e zi 1997, dhe bëmat e tjera, që ndodhën pikërisht në kohën e Berishës. Ishte, është, dhe thotë “do të jem kryetar partie edhe 99 vjeç”. Ky pra është njeriu që nuk ikën, por qëndron me pahir kryetar partie. dhe ky njeri, edhe pse dëgjon si thërrasin studentët “Berisha në burg”, sërish del në ekrane dhe thotë “jam me studentët, partia ime është dhe mbështet studentët”.
Por pse vallë, Sali Berisha mbështet studentët, edhe pse e di fare mire se, edhe sikur Rama të largohet nga protesta, ai kurrë nuk vjen në pushtet”? Natyrisht i duhet si kredo politike dhe elektorale. Natyrisht i duhet si “kolateral” për të ardhmen, kur partia e tij të përballet me Partinë Socialiste në fushata elektorale. Natyrisht beson se, duke përkrahur studentët, dhe duke yshtur dhunën ndaj shtetit, institucioneve, duke yshtur “grupin e zjarrit” të djegë biznese, banka, ministrira”, mendon se do ti duhet të pretendojë se “isha dhe unë kontribues në protestën e studenteve”.
Sa naive, dhe sa qesharake duke sot, kur edhe pas 36 viteve, “sternipërit” e Sali Berishës e shohin atë sërish në politikë, dhe sërish në krye të PD. Gjithashtu, mbështetja e protestës (edhe pse ata nuk e pranojnë) mbetet “ganxha” e fundit nga ku Berisha mund të kapet, për të rritur kredon politike, apo dhe jetëgjatësinë politike të tij. Brenda partisë së Saliut, ka kohë që konturohen zërat kundër. Ata e dine se, me Berishën kryetar partie, “as sot dhe as mot” nuk vijnë në pushtet. edhe sikur sot të mbaheshin zgjedhjet (lokale dhe përgjithshme) jam i bindur bazuar edhe në sondazhe publike, se Partia Demokratike nuk merr kurrë shumicën e votave të shqiptareve.
E megjithatë, Saliu vazhdon të qëndrojë stoik, vazhdon madje të mbështesë edhe protestën e studenteve. Ai në fakt mbështet “grupin e zjarrit”, dhe imagjino të mendosh se, “fitorja e studenteve të vijë nga Stresi apo Belindi”. Që këtu protesta e tyre duket e kompromentuar. Sinqerisht do ta mbështesja protestën paqësore të tyre, në rast se, mes tyre të kishte studentë realë dhe jo njerëz dhe element me precedent penalë.
Do ta mbështesja protestën e tyre paqësore, sikur të mos ishin filmuar dhunuesit dhe djegësit e institucioneve, të futeshin në oborrin e partisë së Sali Berishës, dhe ata, studentët ti sikterrisnin, dhe të mos i pranonin ata mes radhëve të tyre. Një protestë studentore që mbështetet nga një dhunues dhe shkatërrues i lirive dhe vlerave demokratike, kurrë nuk mund të jetë, as paqësore, as ligjore, dhe as e përkrahur nga shumica e shqiptareve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.