Dëmtim i dyfishtë për futbollistin e Kombëtares, në Itali zbulojnë se do bëjë ndërhyrje kirurgjikale
Ardian Ismajli ka qenë me të vërtetë i pafat në ndeshjen e fundjavës në Serinë A, duke lënë fushën e lojës pas pak më shumë se 70 minutash për një dëmtim. Por tashmë mësohet se dëmtimi ka qenë i dyfishtë.
Pas vizitave më të hollësishme, është konstatuar se ai kishte pësuar një tërheqje në muskujt e kofshës së majtë, që nuk duket shumë shqetësuese dhe do ta lërë për një kohë jo shumë të gjatë jashtë fushës.
Problemi që kërkon një zgjidhje me operacion, është fraktura që Ismajli ka pësuar në dorën e djathtë. Në Itali bëjnë të ditur se ai do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale për të zgjidhur këtë problem dhe nuk dihet se sa do të ndikojë ajo në kthimin në fushë të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.