Kronika

Pretenca për vrasësit me pagesë, burg për jetë Mëhillajve; 35 vjet Sinanajt

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë dhënë këtë të enjte pretencën për të akuzuarit si pjesëtarë të grupit të vrasësve me pagesë.

Dënimet më të rënda, me burgim të përjetshëm, parashikohen për kushërinjtë Genis e Andon Mëhillaj, si ekzekutorë materialë të vrasjeve.

Ndërkohë, për ekspertin e eksplozivëve, Julian Sinanaj janë kërkuar 35 vjet burg, pavarësisht statusit të tij si bashkëpunëtor i drejtësisë.

Një tjetër dënim i rëndë është ai për Marion Mitron, me 26 vjet burg, i ndjekur nga Albi Mexhaj, anëtar i grupit të tritolit, me 11 vjet.
Ndërkohë, për të penduarin Ndriçim Gjokona akuza ka propozuar 8 vjet, ndërsa për biznesmenin Ilir Karçini, si urdhërues për vrasjen e konkurrentit, 5 vjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button