☁️
Tiranë 18°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 86.38 ▲0.77%
ARI 3,858 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,958 ▲ +1.21% ETH $1,822 ▲ +1.29% XRP $0.9711 ▲ +2.26% SOL $73.7800 ▲ +4.31%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.38 ▲0.77 % ARI 3,858 ▲0.14 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.38 ▲0.77 % ARI 3,858 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Kosova

Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, ZPS-ja: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë

Prokurorja e Specializuar Kimbërli Uest ka mirëpritur aktgjykimin dhe dënimete sotme në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, dhe premtoi se do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjitha rastet e pengimit të drejtësisë për të garantuar ruajtjen e integritetit të procedurave.

Në njoftim thuhet se Gjykata shpalli Thaçi, Smakaj, dhe Fazliu, fajtorë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, që përfshijnë tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës, duke bërë përpjekje të paligjshme për të ndikuar tek dëshmitarët e mbrojtur.

Gjykata nënvizoi veçanërisht rolin udhëheqës të Thaçit në koordinimin e këtyre tentativave për pengim dhe gjithashtu e shpalli atë fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gjykata dënoi gjithashtu Kuçin për një akuzë të mosbindjes ndaj gjykatës dhe shpalli Kilajn të pafajshëm.

Duke komentuar aktgjykimin e sotëm, Prokurorja e Specializuar tha “E mirëpres aktgjykimin dhe dënimet e sotme të cilat japin një mesazh të qartë: ata që përpiqen të sabotojnë sundimin e ligjit, të zbulojnë materiale sekrete të gjykatës apo të ndërhyjnë tek dëshmitarët, do të vihen para përgjegjësisë pavarësisht statusit apo postit të tyre”.

“Këto përpjekje minojnë ruajtjen e integritetit të procesit gjyqësor dhe atyre iu duhet dalë ballas”, theksoi tutje Uest.

“ZPS-ja do të vazhdojë të jetë e palëkundur në hetimin dhe ndjekjen penalisht të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë për të mbrojtur sundimin e ligjit”, tha ajo

“Akuzat në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për administrimin e drejtësisë u ngritën në bazë të audioincizimeve të individualizuara e të fshehta, të bëra me autorizimin e gjykatës, dhe materialeve të sekuestruara që demonstrojnë se z. Thaçi, që ishte në paraburgim në Hagë, iu dha udhëzime të paligjshme vizitorëve të tij që të kontaktonin dëshmitarë të ZPS-së në procesin për krime lufte ndaj z. Thaçi që ishte në proces”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.