Kronika

Dënohet me 8 vjet burg biznesmeni fierak

Gjykata e Fierit vendos njohjen e vendimit të Gjykatës italiane për Fatmir Kajollin duke e dënuar atë përfundimisht me 8 vjet burg nga 22 vjet që ishte dënuar nga Gjykata Italiane.

Gjykata italiane e kishte dënuar biznesmenin Kajolli me 22 vite burg, për prostitucion dhe trafik të lëndëve narkotike

Prokuroria Fier kërkoi 22 vite për Kajollin, por Gjykata vendosi 8 vite.  Në 30 tetor të 2015 gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë kërkoi sekuestrimin e pasurisë së Fatmir Kajollit, në Fier. Kjo pasuri dyshohet se është vendosur nga aktiviteti kriminal i tij në Itali.

2.1 milion metra katrorë tokë, 1700 metra katrorë ndërtim të vendosura në zonën turistike të Fierit si dhe 3 shoqëri biznesi i janë sekuestruar Fatmir Kajollit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button