⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,718 ▲0.35%
DOW 52,479 ▲0.99%
NASDAQ 26,476 ▲0.17%
NAFTA 96.28 ▼2.29%
ARI 4,161 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,442 ▲ +0.13% ETH $2,435 ▲ +0.96% XRP $1.3166 ▲ +0.68% SOL $105.2800 ▲ +0.35%
S&P 500 7,718 ▲0.35 % DOW 52,479 ▲0.99 % NASDAQ 26,476 ▲0.17 % NAFTA 96.28 ▼2.29 % ARI 4,161 ▲0.03 % S&P 500 7,718 ▲0.35 % DOW 52,479 ▲0.99 % NASDAQ 26,476 ▲0.17 % NAFTA 96.28 ▼2.29 % ARI 4,161 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Deputetët e PD në Parlamentin Europian, takojnë McAllister: Integrimi europian kërkon reforma reale

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, deputetja Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, ndodhen në Strasburg, ku në seancën plenare të Parlamentit Europian sot pasdite pritet të diskutohet dhe miratohet raporti për Shqipërinë.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, deputetët demokrat janë takuar më Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAallister. Ata shprehen se integrimi europian kërkon reforma reale, institucione të forta, zgjedhje të lira e të ndershme, dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Me mikun e Shqipërisë, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAallister, një nga mbështetësit më të palëkundur të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Së bashku me kolegët Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj po ndjekim diskutimet për Shqipërinë në Parlamentin Europian. E falenderuam Kryetarin McAllister për misionin faktmbledhës në Tiranë dhe raportin e Komisionit të Jashtëm mbi situatën në Shqipëri, ku ndërkohë që shprehet vullneti i palëkundur për të mbështetur integrimin, evidentohen qartë problemet dhe çështjet që Shqipëria duhet të adresojë.

Siç thuhet edhe në raportin e Parlamentit Europian, integrimi kërkon reforma reale, institucione të forta, zgjedhje të lira e të ndershme, dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar“, thuhet në njoftimin e PD-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.