🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.39%
DOW 52,471 ▲0.97%
NASDAQ 26,478 ▲0.18%
NAFTA 97.54 ▼1.01%
ARI 4,147 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,404 ▲ +0.4% ETH $2,434 ▲ +1.22% XRP $1.3180 ▲ +1.04% SOL $105.4300 ▲ +0.72%
S&P 500 7,720 ▲0.39 % DOW 52,471 ▲0.97 % NASDAQ 26,478 ▲0.18 % NAFTA 97.54 ▼1.01 % ARI 4,147 ▼0.32 % S&P 500 7,720 ▲0.39 % DOW 52,471 ▲0.97 % NASDAQ 26,478 ▲0.18 % NAFTA 97.54 ▼1.01 % ARI 4,147 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Protesta/ Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Kryeqyteti është përballur me dhunë ekstreme shqetësuese! Të hapur për dialog

Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, në një intervistë ekskluzive për Klan News ka folur për protestën dhe për ftesën për dialog, që qeveria dhe kryeministri Edi Rama kërkoi sot me protestuesit.

Ajo theksoi se dhuna po ushtrohet në emër të studentëve dhe kjo qasje është e papranueshme për shoqërinë tonë.

“Ashtu siç e kemi ndjekur prej disa ditësh tashmë, kryeqyteti është përballur me një dhunë ekstreme, ka goditur bizneset, institucionet publike, punonjës të policisë dhe ka goditur të gjithë ata elementë të sigurisë dhe rendit publik. Kemi bërë thirrje për të dënuar dhunën, sidomos kur kjo dhunë ushtrohet në emër të studentëve. Sidomos të mitur, që janë aty dhe që po përdoren në emër të studentëve.“, tha ajo.

Koçiu bëri të ditur se qeveria po punon për një paketë masash administrative, sipas së cilës personat që shkaktojnë dëme në pronën publike duhet të përgjigjen financiarisht për to.

“Shikojmë që vazhdon një dhunë shqetësuese, që merr përpara çdo gjë dhe nuk pranon të dialogojë dhe të argumentojë me fakte të gjitha zhvillimet dhe pretendimet. Përballë kësaj dhune duhen masa. Ne po punojmë për një paketë masash administrative, me parimin në të cilin kush shkatërron pronën do duhet të dëmshpërblejë të gjitha ato dëmtime që vijnë si rezultat i dhunës. Çdo vepër publike që bëhet për qytetin është me patjetër vepër e taksave të shqiptarëve dhe kushdo që e dhunon një institucion publik do duhet të dëmshpërblejë”, tha ajo.

Ajo theksoi se qeveria është e hapur për dialog, por jo me dhunuesit që shkatërrojnë qytetin dhe pronat publike dhe private.

“Ne jemi të hapur për dialog. Kemi disa ditë tashmë. E kemi thënë që ditën e parë. Jemi të hapur për të dialoguar. Nuk jemi të hapur ndaj dhunuesve dhe ndaj organizatorëve të dhunës, jemi të hapur ndaj çdo studenti dhe ndaj çdo qytetari. Ne jemi të hapur në çdo orë dhe në çdo moment”, pohoi zv. kryeministrja.

Më tej, zv/kryeministrja tha se dhunuesit do të përballem me forcën e ligjit.

“Çdo individ që cenon pronën publike apo vendoset nën akuza me prova dhe me fakte do përballet me institucionet e drejtësisë. Në rastet kur konstatohet vepra penale, për secilin nga abuzuesit dhe dhunuesit do të përballen me forcën e ligjit. Dhuna nuk na çon askund”, tha ajo.

E pyetur nëse qeveria është gati të pranojë propozimet e studenteve, Koçiu u shpreh e vendosur se kërkesat e tyre do të dëgjohen, ndërsa përjashtoi në mënyrë kategorike dialogun me ata që nxisin dhunë dhe gjuajnë me gurë efektivët e policisë apo institucionet.

“Patjetër që po, jemi të gatshëm dhe në çdo moment për të marrë propozimet e studentëve. E theksoj të studentëve, jo të dhunuesve, jo të atyre që gjuajnë me gurë. Jo me atë që organizojnë dhunë”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.