☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 90.45 ▼0.72%
ARI 4,188 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,964 ▲ +0.83% ETH $2,714 ▲ +0.42% XRP $1.5118 ▲ +0.71% SOL $120.6300 ▼ -0.77%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.45 ▼0.72 % ARI 4,188 ▲0.61 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.45 ▼0.72 % ARI 4,188 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Politika

“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Ku

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i grupit, Taulant Balla, tha se vendimi politik është që projektligji për reformën territoriale të vijojë procedurën parlamentare sapo të përmbyllet shqyrtimi në Komisionin e Ligjeve.

Balla theksoi se deputetët mund të kenë qëndrime të ndryshme gjatë diskutimeve, ndërsa mohoi se dy deputetët që kanë shprehur rezerva, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, janë kërcënuar për qëndrimin e tyre.

Deklarata e Ballës: Vendimi politik i grupit parlamentar është që, sapo të përmbyllet në Komisionin e Ligjeve ky projektligj, të kalojë në seancë parlamentare. Hyn në këtë vendimmarrje politike, për të cilën kërkohet që të gjithë deputetët të jenë prezentë dhe të votojnë.

Secili ka shqetësimet e veta. Me të drejtë ju përmendët kolegun Sinaj, por një është të kesh diskutimet e tua dhe një është të kesh detyrimet e tua për të votuar për vendimmarrjen e përbashkët të grupit parlamentar. Por puna duhet të vazhdojë me intensitet në Komisionin e Ligjeve, sot dhe nesër, maksimalisht, për t’iu përmbajtur kalendarit të Kuvendit.

-Ai është shprehur kundër bashkimit të Selenicës me Vlorën?

Unë nuk thashë që vendimi politik i PS-së është që të gjithë deputetët të votojnë pro.

– A ka penalitete për ata që dalin nga rreshti dhe votojnë kundër vendimit tuaj politik?

Lexoni rregulloren e grupit.

-Ndoshta vota e tyre do të jetë kundër në seancën e të enjtes?

Nuk e di sot, por gjithmonë në mbledhjen e grupit parlamentar ka raste që deputetët shprehin mendimin e tyre kundër dhe votojnë edhe kundër, por në fund është ai vendimi që pason, që është vendimi politik. Dhe besoj që të gjithë deputetët e dinë se sa e rëndësishme është të ecim përpara në këtë moment të rëndësishëm, ku Shqipëria nuk ka qenë më pranë Bashkimit Evropian.

Javën e ardhshme kemi një moment tjetër kulminant që lidhet me konferencën e radhës ndërqeveritare. Mbyllet një kapitull tjetër. Ky është një ndërgjegjësim politik.

-A po i kërcënoni dy deputetët?

Absolutisht jo. Janë ndër dy deputetët më të mirë që ka grupi parlamentar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.