☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 89.62 ▼1.64%
ARI 4,179 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $86,152 ▲ +1.14% ETH $2,722 ▲ +0.9% XRP $1.5160 ▲ +1.07% SOL $120.7000 ▼ -0.56%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 89.62 ▼1.64 % ARI 4,179 ▲0.41 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 89.62 ▼1.64 % ARI 4,179 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Politika

“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pusht

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kërkoi integritet, profesionalizëm dhe pavarësi nga brezi i ri i magjistratëve, në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Shkollën e Magjistraturës.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit e cilësoi besimin e publikut si themelin e drejtësisë dhe theksoi se sistemi i reformuar tashmë ka hyrë në një fazë të re, ku sfida kryesore mbetet shndërrimi i reformës në rezultate konkrete dhe një drejtësi më efektive, të pavarur dhe në kohë.

Begaj vlerësoi se integriteti dhe profesionalizmi i tyre do të përcaktojnë suksesin e drejtësisë së reformuar në këtë fazë vendimtare të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Brezi juaj ka një përparësi historike: ju po hyni në sistemin e drejtësisë që reforma ndërtoi. Kjo vjen edhe me një përgjegjësi të shtuar: ju, me integritetin dhe profesionalizmin tuaj, do të bëni që ky sistem të funksionojë me efektivitet”, u shpreh Presidenti Begaj gjatë fjalës përshëndetëse.

Presidenti i Republikës theksoi se Shkolla e Magjistraturës përfaqëson nivelin më të lartë të formimit juridik, ndërsa nënvizoi se besimi i publikut mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet dhe funksionon sistemi i drejtësisë.

“Aseti më i çmuar i drejtësisë, që duhet fituar, është besimi: besimi se çdo individ do të dëgjohet; se çdo pretendim do të shqyrtohet me paanshmëri; se ligji do të zbatohet njësoj për të gjithë; se pushteti i drejtësisë do të ushtrohet me përulësinë dhe përgjegjësinë që kërkon shteti i së drejtës”.

Duke u ndalur tek ecuria e reformës në drejtësi, Presidenti Begaj vlerësoi konsolidimin e institucioneve, duke theksuar se drejtësia është në fazën e rezultateve të prekshme.

“Procesi i vetingut ka përfunduar, institucionet e reja të drejtësisë janë formuar, ndërsa Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bashkë me gjykatat e posaçme, kanë krijuar një realitet të ri në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Hetimi dhe gjykimi i personave me pushtet politik, ekonomik apo shoqëror nuk është më diçka e pamundur. Kjo është një arritje kyçe, një arritje kyçe për shtetin e së drejtës, për Shqipërinë. Drejtësia shqiptare ka hyrë tashmë në një fazë të re: nga reforma, te konsolidimi; nga ngritja e institucioneve, te funksionimi i tyre; nga pritshmëritë, te rezultatet”.

Kreu i Shtetit theksoi, gjithashtu, rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit si një nga kolonat themelore të shtetit të së drejtës: “Pavarësia e drejtësisë nënkupton një pushtet të pavarur nga pushtetet e tjera, një drejtësi të pandikuar nga çdo interes, një drejtësi që i nënshtrohet vetëm ligjit dhe askujt tjetër”.

Përballë sfidave të integrimit evropian, Presidenti Begaj theksoi se drejtësia mbetet një nga fushat më të rëndësishme për përmbushjen e standardeve. “Një prej tyre mbetet nevoja për të siguruar një drejtësi jo vetëm të drejtë, por edhe në kohë. Sfida jonë është që cilësia e vendimmarrjes dhe efektiviteti të mos shihen si objektiva konkurruese, por si vlera që ecin së bashku.

Gjithashtu, pavarësia e sistemit gjyqësor kërkon të ndërtohen njëkohësisht marrëdhënie institucionale të shëndetshme me pushtetet e tjera. Në një demokraci moderne, institucionet nuk janë të izoluara nga njëra-tjetra. Ato bashkëpunojnë, secila brenda kompetencave të veta, duke respektuar ndarjen dhe balancën e pushteteve. Pikërisht ky ekuilibër kërkon profesionalizëm, maturi dhe kulturë të gjerë dhe të fortë kushtetuese”.

Kreu i Shtetit shtoi se këto standarde duhet të konsideron në radhë të parë si “detyrimi që kemi ndaj qytetarëve tanë”.

Në mesazhin përmbyllës drejtuar magjistratëve të rinj, Presidenti i Republikës i ftoi të ushtrojnë misionin e tyre me integritet, kurajë dhe përkushtim, në shërbim të drejtësisë, shtetit të së drejtës dhe qytetarëve, duke i ftuar: “Betimi publik që do të bëni sot është akt ceremonial dhe ligjor, por edhe i faktit që, nuk e kam zakon të citoj, por do të citoj Lord Chief Justice Hewart, i cili ka thënë: “Drejtësia jo vetëm që duhet të vihet në vend, por duhet edhe të jetë qartësisht e perceptueshme dhe e dukshme si e tillë, pa lënë vend për asnjë dyshim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.