Politika
Deputetët Shehu dhe Spahiu në Sesionin e 9-të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut
Delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë, mori pjesë në punimet e Sesionit të 9-të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (PAM) dhe në takimin e Komisioneve Drejtuese të kësaj Asambleje.
Në përbërje të këtij delegacioni janë deputetët Dashamir Shehi dhe Klodiana Spahiu.
Delegacioni shqiptar bëri me dije ndryshimet ligjore të Kodit Penal ku parashikohen dënime 5-10 vjet burg për shqiptarët që marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit.
Gjatë punimeve të këtij sesioni do të zhvillohen zgjedhjet për Presidentin, dy zëvendëspresidentët dhe kryetaret e komisioneve të përhershme . Vitin e ardhshëm Asambleja Parlamentare e Mesdheut do të zhvillohet në Shqipëri.