🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 84.54 ▲2.5%
ARI 4,082 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,382 ▲ +1.6% ETH $1,923 ▲ +0.86% XRP $1.1469 ▲ +2.69% SOL $78.0000 ▲ +0.08%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.54 ▲2.5 % ARI 4,082 ▲1.65 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.54 ▲2.5 % ARI 4,082 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Politika

Deputeti i PS: Secili prej nesh po reflekton dhe pavarësisht nga numrat! Demokracia nuk dëmtohet nga protestat

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, i ftuar në emisionin “Trialog” të moderuar nga Alba Alishani në RTSH, ka komentuar protestën që prej disa ditësh po zhvillohet para Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ai theksoi se mazhoranca nuk e ka mohuar kurrë ekzistencën e një pjese të shëndetshme të qytetarëve që marrin pjesë në protesta, por ka vënë në dukje edhe elementë të papranueshëm.

“Protestat janë informacion dhe duhet analizuar nga qeveria. Secili prej nesh po reflekton dhe pavarësisht nga numrat, po reflekton, sepse demokracia nuk dëmtohet nga protestat.”

Shalsi u shpreh se që në fillim, kryeministri Edi Rama dhe deputetët e mazhorancës kanë folur për protestues të shëndetshëm, por edhe për një pjesë tjetër që është shfaqur me vulgaritete, banalitet dhe gjuhë primitive, duke rikujtuar kohë të kaluara.

“Në asnjë rast nuk i kemi mohuar protestuesit, përkundrazi kemi pranuar se ka një pjesë të shëndetshme të popullsisë që po merr pjesë. Një forcë politike nuk ka pse t’i trembet protestave, por problemi është kur forcat politike i tremben protestave, sepse kjo ka provuar se kanë dështuar. Ajo që duhet të na trembi është indiferenca, jo protesta,” tha ai.

Deputeti socialist shtoi se mazhoranca nuk ka qenë aspak indiferente, por ka konstatuar se një pjesë e protestuesve nuk pajtohej me sjelljen e pjesës tjetër.

“Një forcë politike, sikurse është ajo ku unë bëj pjesë, nuk ka pse t’i trembet protestave. Problemi është kur forcat politike i janë trembur protestave, sepse është provuar që kanë dështuar. Ajo që duhet të na trembi ne është indiferenca dhe jo protesta.”

Ai përmendi fjalimet vulgare, tentativat për të bllokuar aeroportin e Rinasit dhe shfaqjet e shëmtuara, duke theksuar se këto elemente kanë bërë që protesta të tkurret në numra.

“Ne kemi parë fjalime vulgare, kemi parë protestues që drejtohen drejt Rinasit, kemi parë personazhe që dolën në pah por u maskuan pas flamujve. Aty kemi pasur personazhe të partive politike që përfituan nga rasti për të hyrë brenda protestës dhe siç dëshmuan më vonë, ata larguan pjesën e shëndetshme të protestuesve. Ne kemi parë personazhe që dolën në pah, por u maskuan pas flamujve, si dhe figura të partive politike që përfituan nga rasti për të hyrë brenda protestës, duke larguar pjesën e shëndetshme të saj,” shtoi Shalsi.

Sipas tij, protestat janë një burim informacioni që duhet analizuar nga qeveria, sepse secili prej deputetëve reflekton pavarësisht nga numrat.

“Demokracia nuk dëmtohet nga protestat. Përkundrazi, ato janë një sinjal që duhet marrë seriozisht dhe analizuar,” përfundoi Shalsi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.