Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 07 May 2026
S&P 500 7,365 ▲1.46%
DOW 49,911 ▲1.24%
NASDAQ 25,839 ▲2.02%
NAFTA 91.38 ▼3.89%
ARI 4,751 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $81,071 ▼ -1.17% ETH $2,328 ▼ -2.51% XRP $1.4113 ▼ -1.45% SOL $89.4500 ▲ +0.89%
S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 91.38 ▼3.89 % ARI 4,751 ▲1.2 % S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 91.38 ▼3.89 % ARI 4,751 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Sporti

Derbi, fitorja e Tiranës u ngjiz nga sulmi. Partizani hasi vështirësi të mëdha në ndërtimin e aksioneve

Tirana ka fituar derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me rezultatin 2-1, në një sfidë ku bardheblutë u shfaqën më kërkues dhe dominues në pjesën më të madhe të lojës. Edhe pse shifrat e posedimit ishin të barabarta, loja në fushë tregoi një epërsi të qartë të skuadrës së Tiranës, e cila krijoi më shumë dhe […]

Tirana ka fituar derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me rezultatin 2-1, në një sfidë ku bardheblutë u shfaqën më kërkues dhe dominues në pjesën më të madhe të lojës. Edhe pse shifrat e posedimit ishin të barabarta, loja në fushë tregoi një epërsi të qartë të skuadrës së Tiranës, e cila krijoi më shumë dhe ishte më konkrete para portës.

Që në minutat e para, sidomos të pjesës së dyë, Tirana mori iniciativën, duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi mbrojtjen e Partizanit dhe duke e detyruar kundërshtarin të tërhiqej në gjysmëfushën e vet. Bardheblutë qarkulluan topin me ritëm dhe kërkuan shpesh depërtimet nga krahët, duke krijuar situata të rrezikshme në zonë.

Kjo epërsi u reflektua qartë edhe në statistika, ku Tirana regjistroi 15 goditje në total, 10 prej të cilave në kuadrat, një tregues i saktë i dominimit dhe agresivitetit në fazën sulmuese. Portieri i Partizanit u vu shpesh në provë, duke shmangur në disa raste një diferencë edhe më të thellë në rezultat.

Nga ana tjetër, Partizani hasi vështirësi të mëdha në ndërtimin e aksioneve. Të kuqtë u treguan të ngadalshëm në qarkullimin e topit dhe të parrezikshëm në metrat e fundit, duke regjistruar vetëm 4 goditje në total dhe 3 në portë. Mungesa e ideve në sulm dhe presioni i vazhdueshëm i Tiranës bënë që Partizani të mos arrinte të impononte stilin e tij të lojës. Edhe në goditjet nga këndi, Tirana ishte superiore me 7 kundrejt 3, një tjetër tregues i pranisë së vazhdueshme në zonën kundërshtare.

Megjithatë, pavarësisht këtij dominimi, rezultati mbeti i hapur deri në minutat e fundit, duke i dhënë derbit tensionin dhe emocionin karakteristik që e shoqëron gjithmonë këtë përballje. Në aspektin taktik, Tirana u shfaq më e organizuar dhe më kompakte mes reparteve, duke fituar shumicën e dueleve në mesfushë dhe duke kontrolluar ritmin e lojës. Ndërkohë, Partizani u detyrua të mbrohej për pjesë të gjata të ndeshjes dhe tentoi të godiste në kundërsulm, por pa suksesin e dëshiruar.

Në përfundim, Tirana merr një fitore të merituar, që konfirmon formën e mirë dhe superioritetin në këtë derbi, ndërsa Partizani duhet të reflektojë seriozisht për paraqitjen, sidomos në fazën sulmuese, ku la shumë për të dëshiruar. Ky sukses mund të ketë peshë të madhe për bardheblutë në vijimësinë e sezonit, si në aspektin e pikëve ashtu edhe në atë moral.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.