Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola, Gjilani dhe Drita ndajnë pikët
Derbi i xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës mes Gjilanit dhe Dritës përfundoi 0:0, me të dyja skuadrat që ndanë pikët.
Derbi i madh i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës përfundoi pa fitues, 0:0, të dielën, në kuadër të xhiros së 15-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, siç njofton Futbolli.info.
Ndeshja u karakterizua nga raste të mira shënimi për të dyja skuadrat, por asnjëra nuk gjeti rrugën e golit.
Për Dritën ky është barazimi i katërt këtë edicion, krahas tetë fitoreve dhe tri humbjeve. Gjilani regjistroi barazimin e pestë në kampionat, krahas gjashtë fitoreve dhe katër humbjeve.
Pas këtij rezultati, Drita renditet e treta me 28 pikë, ndërsa Gjilani zë pozitën e katërt me 23 pikë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.