Përkundër moshës, klasi mbetet gjithmonë: “Romario i Kosovës” si në ditët më të mira
Ish-futbollisti kosovar Blerim Haxholli, i njohur si "Romario", tërhoqi vëmendjen në miqësoren e veteranëve të Kosovës ndaj Ingolstadt-it në Gjermani, e cila u mbyll pa gola.
Ish-futbollisti kosovar Blerim Haxholli, i njohur me nofkën “Romario”, ka tërhequr vëmendjen me një fotografi të publikuar nga një gazetë gjermane e Ingolstadt-it, siç njofton Futbolli.info.
Gazeta i kushton hapësirë miqësores së zhvilluar në fillim të këtij muaji ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe skuadrës së Ingolstadt-it, ndërsa në fotografinë e publikuar Haxholli shihet në aksion gjatë kësaj ndeshjeje, duke dëshmuar se klasi dhe pasioni për futbollin nuk njohin moshë.
Takimi miqësor përfundoi me rezultat 0:0, ndërsa mysafir nderi i kësaj ndeshjeje vëllazërore ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Haxholli vazhdon të jetë një emër i njohur për adhuruesit e futbollit, ndërsa paraqitja e tij në këtë miqësore dëshmon se dashuria për futbollin mbetet e pandryshuar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.