Kronika

Dëshmitë që mund të shpëtojnë Mark Frrokun

Gjykata e Tiranës dëgjoi dje dëshmitarët e parë të thirrur nga Prokuroria në procesin gjyqësor në ngarkim të ish-­deputetit Mark Frroku, i akuzuar për “vrasje me paramendim”, “pastrim parash”, “fshehje pasurie” dhe “ndërtim të paligjshëm”.

Dëshmitë e para kanë qenë në favor të ish­-deputetit. Dëshmitari i parë i parë ishte vëllai i Kristian Marinajt, të bashkëpandehurit të Frrokut për vrasjen në Belgjikë, i cili gjykohet në proces të veçuar në gjykatën e kryeqytetit.

Dëshmitari Altin Marinaj rrëfeu takimin e zhvilluar mes anëtarëve të fisit të tij dhe Frrokut me familjarët e Aleksandër Kurtit, shqiptarit të vrarë në 1999, në Belgjikë, për vrasjen e të cilit akuzohet Frroku dhe Kristian Marinaj. Kjo mbledhje për llogari të së drejtës zakonore rezulton të jetë bërë në 7 dhjetor 2000, shkruan Panorama.

“Janë mbledhur burrat e fisit dhe kanë bërë be para familjarëve të Aleksandër Kurtit se asnjëri prej tyre nuk kishte lidhje me vrasjen e Aleksandër Kurtit”, u shpreh dëshmitari.

Sipas tij, pas këtij momenti, mes familjes së tij dhe asaj të viktimës Kurti nuk kishte pasur asnjë problem. Dëshmitari i dytë në radhë, Ervin Canollari, iu përgjigj pyetjeve të palëve në lidhje me ortakërinë e tij me të pandehurin Frroku në një kompani bastesh. Dëshmitari Canollari sqaroi se ishte njohur me ish-­deputetin në vitin 2006.

“Dy vjet më vonë, në vitin 2008, u krijua kompania e basteve, të cilën unë e bleva 10 milionë lekë 100 për qind të aksioneve”, tha dëshmitari.

Ai rrëfeu se ishte bërë ortak me ish­-deputetin një vit më vonë, kur Frroku i kishte blerë 50 për qind të aksioneve për 5 milionë lekë. Dëshmitari tha se kishte hequr dorë nga kompania e basteve në vitin 2013, kur ia kishte shitur aksionet e tij një shtetasi izraelit. Dëshmitari sqaroi se gjatë administrimit të përbashkët të kompanisë, bilanci i saj vjetor ishte pozitiv.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button